BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Beeri”
  • Beeri

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Beeri
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Beer-Elimi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Jotami
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Beeroti
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Lugina e përroit të Arnonit
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Beeri”

BEERI

Emra hebraikë me shqiptim dhe kuptim të ndryshëm që transliterohen në të njëjtën mënyrë në shqip.

[1, 2: i Beerit ose i Beerotit.]

1. Hitit, i ati i Juditës, gruas së Esaut.​—Zn 26:34.

2. I ati i profetit Hozea.​—Ho 1:1.

[3, 4: pus.]

Fjala hebraike beʼér zakonisht tregon një pus, në dallim nga një burim natyror (heb., ʽájin). Në përgjithësi, del në emra të përbërë vendesh.​—Krahaso BEER-ELIMI; BEER-SHEBA.

3. Pasi kaluan Arnonin rrugës për në Tokën e Premtuar, izraelitët arritën në Beer. (Nu 21:13-16) Atje u hap një pus—me sa duket nga princat e fiseve që përdorën shkopinjtë e tyre—dhe gufoi uji. Kjo ngjarje u përjetësua në këngën poetike që lexojmë në vargjet 17, 18 të këtij kapitulli.

Për shkak të rolit që luajtën princat në hapjen e pusit, disa hedhin idenë se Beeri është Beer-Elimi (që do të thotë «pus i pemëve të mëdha»). (Is 15:8) Vendndodhja nuk dihet me saktësi, por ka të ngjarë të jetë në një luginë përroi që quhet Vadi-Tamad, në veri të Arnonit dhe rreth 56 km në lindje të Detit të Vdekur. Shpeshherë atje del ujë pa gërmuar shumë thellë.

4. Vend ku ia mbathi Jotami, bir i Gideonit (Jerubaalit), pasi demaskoi tradhtinë e Abimelekut. (Gjy 9:3-5, 21) Disa mendojnë se ndodhej në Al Bira, afro 12 km në veri të Beth-Shanit dhe në juglindje të malit Tabor; të tjerë e lidhin me Beerotin. (Shih BEEROTI.) Megjithatë, vendndodhja nuk dihet me siguri, ngaqë nuk ka ndonjë të dhënë se në ç’drejtim ia mbathi Jotami kur iku nga mali Gerizim.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo