BEER-ELIMI
[pus i pemëve të mëdha].
Vend i përmendur në shpalljen e Isaisë kundër Moabit. (Is 15:8) Shkretimi i parathënë do të shkaktonte një «ulërimë» që do të arrinte deri në Eglaim dhe në Beer-Elim. Vendndodhja nuk dihet; shumë studiues e lidhin me Beerin që përmendet te Numrat 21:16.—Shih BEERI, nr. 3.