BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Beeroti”
  • Beeroti

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Beeroti
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Beerotitët
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Beerot-Bene-Jakani
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Gitaimi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Beeri
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Beeroti”

BEEROTI

[puse].

Një nga katër qytetet hivite që, me mendjemprehtësi, bënë besëlidhje me Josiun. Me sa duket, në këtë çështje e morën drejtimin burrat e Gibeonit. (Js 9:3-17) Më pas, ky qytet u përfshi në trashëgiminë e fisit të Beniaminit. (Js 18:21, 25) Në tregimin për vrasjen e Ish-Boshethit, birit të Saulit, nga burra të Beerotit, thuhet se «edhe Beeroti llogaritej si pjesë e Beniaminit». Kjo mund të tregojë se qyteti ishte afër kufirit të një fisi fqinj, ndaj duhej saktësuar se në territorin e cilit fis gjendej. (2Sa 4:2-6) Përmendet se banorët e tij ia mbathën për në Gitaim, por nuk shpjegohet arsyeja. Mbase kjo ndodhi për shkak të mësymjeve të filistinëve pas fitores mbi forcat e Saulit në malin Gilboa; ose mund të kenë ikur pas vrasjes së Ish-Boshethit, që të shmangnin gjakmarrjen. Sidoqoftë, pas mërgimit në Babiloni, burrat e Beerotit renditen mes atyre që u kthyen në Judë.​—Ezd 2:1, 25; Ne 7:29.

Disa e lidhin Beerotin me Kirbet-el-Burjin ose Nabi-Samvilin në jug, kurse të tjerë me El Birën, qytezë fqinje me Ramallahun e sotëm, rreth 14 km në veri të Jerusalemit dhe rreth 8 km në veri-verilindje të Gibeonit, pra afër kufirit të Efraimit. Atje gjendet një krua që siguron ujë me bollëk. Rrënojat e një hani të vjetër tregojnë se ishte vendqëndrim për karvanët.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo