ASAJAHU
[Jah ka bërë].
1. Pasardhës i Merarit, djalit të tretë të Levit, dhe kreu i një shtëpie atërore. Ai ishte një nga krerët e levitëve që bënin pjesë në grupin e 862 të zgjedhurve që çuan arkën e besëlidhjes në Jerusalem gjatë përpjekjes së dytë të Davidit, e cila pati sukses.—1Kr 6:29, 30; 15:4-12.
2. Prijës i fisit të Simeonit në kohën e mbretit Hezekia (745-717 p.e.s.). Ai bënte pjesë në grupin e simeonitëve që pushtuan një luginë të pasur në zonën e Gedorit, që deri atëherë kish qenë e banuar nga kamitët dhe meunimët.—1Kr 4:36-41.
3. Quhej ‘shërbëtor i mbretit’ dhe ishte një nga pesë burrat e kryesuar nga Hilkiahu që mbreti Josia dërgoi te profetesha Hulda me qëllim që ajo të pyeste Jehovain për kuptimin e fjalëve në librin e Ligjit që sapo ishte gjetur (në vitin 642 p.e.s.).—2Mb 22:3, 8, 12-14; 2Kr 34:20, 21.
4. I parëlinduri i shilonitëve (1Kr 9:1-3, 5), që përmendet mes atyre që u kthyen nga Babilonia pas mërgimit. Te Nehemia 11:5 flitet për Masejahun, një pasardhës të Judës nga «familja e shelanitëve», dhe meqë emri i tij ngjan për nga kuptimi me atë të Asajahut (Masejah do të thotë «vepër e Jehovait»), disa mendojnë se bëhet fjalë për të njëjtin personazh që ka ardhur nga Shelahu, djali i vogël i Judës që i lindi e bija e Shuait, kananitit.—Zn 38:2, 5; shih MASEJAHU nr. 17.