BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Asaheli”
  • Asaheli

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Asaheli
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Zebadiahu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Abneri
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Joabi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Abishai
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Asaheli”

ASAHELI

[Perëndia ka bërë].

1. Bir i Zerujasë, motrës së Davidit ose i motrës së tij nga nëna, dhe vëlla i Abishait e i Joabit; pra, nip i Davidit. (1Kr 2:15, 16) Asaheli ishte një nga 30 luftëtarët më të mirë të Davidit dhe njihej veçanërisht se ishte këmbëshpejtë «si gazela në fushë». (2Sa 2:18; 23:24) Pikërisht kjo i kushtoi jetën. Pas përleshjes së dy grupeve kundërshtare për të matur forcën afër rezervuarit të Gibeonit dhe pas shpartallimit të forcave izraelite të komanduara nga Abneri, me kokëfortësi Asaheli u vu në ndjekje të Abnerit që po ia mbathte. Abneri iu lut dy herë Asahelit të mos e ndiqte më, por më kot, sepse ai nuk ia vuri veshin. Atëherë Abneri, një luftëtar i fuqishëm, i nguli në bark pjesën e prapme të heshtës dhe Asaheli vdiq në vend. Pas protestës së Abnerit, Joabi, vëllai i Asahelit, më në fund i tërhoqi forcat e Judës. Megjithatë, vdekja e Asahelit e hidhëroi aq shumë Joabin, sa në një rast tjetër, me dredhi, ai e futi Abnerin në një rrëzë dhe e vrau me shpatë.​—2Sa 2:12-28; 3:22-27.

Te 1 Kronikave 27:7 Asaheli përmendet si komandant i një ndarjeje me trupa të organizuara në turne mujore. Përderisa Asaheli vdiq para se Davidi të bëhej mbret në mbarë Izraelin, përmendja e tij këtu mund të lidhet jo me atë vetë, por me shtëpinë e tij që përfaqësohej nga i biri, Zebadiahu, i cili në varg përmendet si pasues i Asahelit. Një hipotezë tjetër është ajo që jep një fjalor biblik: «Ka mundësi që këtu të kemi prototipin e milicisë davidike, të organizuar nga mbreti në fillim të mbretërimit të tij në Judë, dhe që kjo listë origjinale të jetë përditësuar me përfshirjen e Zebadiahut, djalit dhe pasuesit të Asahelit në postin e komandantit.»​—The Interpreter’s Dictionary of the Bible, nga Xh. A. Batriku, 1962, vëll. 1, f. 244; krahaso 1Kr 12.

2. Një nga levitët e ngarkuar për të mësuar Ligjin në mbarë Judën, duke filluar nga viti i tretë i mbretërimit të Jehozafatit (934 p.e.s.).​—2Kr 17:7, 8; krahaso Lp 33:8-10.

3. Mbikëqyrës që kujdesej për kontributet dhe të dhjetat në tempull gjatë mbretërimit të Hezekisë (745-717 p.e.s.).​—2Kr 31:13.

4. I ati i një burri me emrin Jonatan, bashkëkohës i Ezdrës.​—Ezd 10:15; shih JAHZEJAHU.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo