BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Abishai”
  • Abishai

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Abishai
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Davidi bëhet mbret
    Libri im i tregimeve biblike
  • Me guxim dëgjoi ndërgjegjen
    Ec me Perëndinë plot guxim
  • Të mësojmë nga besnikët e Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2016
  • Davidi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Abishai”

ABISHAI

[ndoshta: ati është (ekziston)].

Biri i Zerujasë, motrës ose gjysmëmotrës së Davidit, dhe vëllai i Joabit dhe i Asahelit.​—2Sa 2:18; 1Kr 2:15, 16.

Abishai spikati për trimëritë e tij më shumë se 30 luftëtarët e fuqishëm të cilëve u printe. Fama e tij ishte njësoj si ajo e tre burrave më të fuqishëm në shërbim të Davidit, pasi, në një rast, vrau krejt i vetëm 300 armiq. Megjithatë ai «nuk arriti në rangun e tre të parëve».​—2Sa 23:18, 19.

Abishai e mbështeti me besnikëri dajën e tij, Davidin, në të gjitha fushatat ushtarake që bëri, por prirej të ishte i rrëmbyer e i pamëshirshëm dhe kishte raste kur duhej mbajtur në fre. Për shembull, kur ai dhe Davidi hynë fshehurazi natën në kampin e Saulit, po të mos e kishte frenuar Davidi, ai do ta kishte mbërthyer përtokë Saulin, ‘të mirosurin e Jehovait’, me heshtën e atij vetë. (1Sa 26:6-9) Kur Absalomi u rebelua, Abishain e frenuan dy herë që të mos vriste Shimein, i cili mallkonte mbretin. Megjithatë, Davidi nuk e ndaloi dot të merrte pjesë në vrasjen e Abnerit.​—2Sa 3:30; 16:9-11; 19:21-23.

Abishai u shqua kur u vu në krye të luftëtarëve të tij dhe goditi 18.000 edomitë e, më pas, kur shpartalloi amonitët. Gjithashtu, ai bashkëpunoi për të shtypur revoltën e Shebës, një beniaminiti të pavlerë. Në betejën e fundit të dokumentuar që bëri Davidi, mbreti do të kishte humbur jetën në duart e një filistini shtatmadh, po të mos kishte ndërhyrë Abishai.​—1Kr 18:12; 19:11-15; 2Sa 20:1, 6; 21:15-17.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo