BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Akaia”
  • Akaia

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Akaia
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Galioni
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Maqedonia, maqedonasit
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Korinti
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Stefanai
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Akaia”

AKAIA

Para pushtimit romak në vitin 146 p.e.s., Akaia ishte vetëm një rajon i vogël në Peloponez, që shtrihej përgjatë bregut jugor të gjirit të Korintit dhe që sot përkon pak a shumë me rajonin me të njëjtin emër.

Në poemat e Homerit, grekët në përgjithësi quhen akej. Kur u pushtua nga Roma, konfederata e qyteteve e quajtur Lidhja Akeje përbënte grupin politik më të fuqishëm të Greqisë, prandaj më pas romakët e quajtën Akai të gjithë Greqinë.

Në vitin 27 p.e.s., kur Cezar Augusti riorganizoi dy provincat e Greqisë, Maqedoninë dhe Akainë, emri Akai përfshinte gjithë Peloponezin dhe një pjesë të Greqisë kontinentale. Provinca e Akaisë ishte nën administrimin e Senatit të Romës dhe e qeveriste një prokonsull që jetonte në kryeqytet, në Korint. (2Ko 1:1) Qytete të tjera të provincës së Akaisë që përmenden në Shkrimet e Krishtere Greke ishin Athina e Kenkrea. Akaia dhe provinca fqinje në veri, Maqedonia, shpesh përmendeshin bashkë në të folurit e përditshëm.​—⁠Ve 18:​1, 18; 19:21; Ro 15:26; 16:1; 1Se 1:7, 8.

Në vitin 15 të e.s., në përgjigje të ankesave për taksat e rënda, Tiberi i vuri Akainë dhe Maqedoninë nën pushtetin perandorak dhe ato qeveriseshin nga provinca e Moesisë. Kjo vazhdoi deri në vitin 44 të e.s., kur perandori Klaud i riktheu këto provinca nën autoritetin e senatit, dhe kështu frerët e pushtetit i mori përsëri një prokonsull që qeveriste nga Korinti. Duke mos i ditur këto fakte, në të kaluarën disa kritikë e kundërshtonin faktin që Bibla përmendte Galionin si ‘prokonsull të Akaisë’, para të cilit nxorën Pavlin. (Ve 18:12) Megjithatë, zbulimi i një mbishkrimi në Delfi e bëri të qartë se, në periudhën për të cilën flet historiani Lukë, shkrimtari i Veprave, kishte vërtet një prokonsull në Akai me emrin Galion.​—⁠Shih GALIONI.

Te Romakëve 15:26 apostulli Pavël flet për bujarinë e të krishterëve në provincën e Akaisë, të cilët ndihmuan vëllezërit nevojtarë në Jerusalem. Gjatë udhëtimit të dytë e të tretë misionar, Pavli kaloi mjaft kohë në Akai dhe shprehu dashuri të thellë për vëllezërit e atij rajoni.​—⁠2Ko 11:10.

[Harta]

(Për tekstin e faqosur, shih botimin e shtypur)

MAQEDONI

AKAI

Korint

Athinë

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo