BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Galioni”
  • Galioni

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Galioni
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Akaia
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Klaudi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • «Vazhdo të flasësh e të mos heshtësh»
    ‘Të japim dëshmi të plotë’ për Mbretërinë e Perëndisë
  • Sergj Pali
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Galioni”

GALIONI

Prokonsulli i Akaisë; para fronit të tij të gjykimit judenjtë e akuzuan Pavlin se i nxiste njerëzit ta adhuronin Perëndinë në një mënyrë tjetër. Galioni i përzuri duke thënë se kjo gjë nuk përbënte dhunim të ligjit romak. Atëherë turma kapi Sostenin, të parin e sinagogës, dhe filloi ta rrihte, por Galioni nuk deshi t’ia dinte as për këtë.​—Ve 18:12-17.

Disa burime historike thonë se Galioni kishte lindur në Kordovë të Spanjës aty nga fillimi i shekullit të 1-rë të e.s. Ishte i biri i Senekës, mjeshtrit të madh të fjalës, dhe vëllai më i madh i Senekës që ishte filozof. Fillimisht emri i tij ishte Luc Aneu Novati, por pasi e birësoi Luc Jun Galioni, edhe ky gojëtar i madh, mori emrin e babait birësues.

Një mbishkrim i zbuluar në Delfi ndihmon për të përcaktuar mandatin e Galionit si prokonsull i Akaisë. (Ve 18:12) Meqenëse mbishkrimi ishte i pjesshëm, është dashur që teksti të rindërtohej, megjithatë në të gjendet në mënyrë të padiskutueshme emri i «[Luc Ju]n Galionit, . . . prokonsull». Në përgjithësi historianët pajtohen me idenë se teksti ishte një letër e perandorit Klaud Cezar dhe se numri 26 që gjendet në të ka të bëjë me shpalljen njëzëri të Klaudit perandor për të 26-n herë. (Klaudi i dha Akaisë statusin e një province më vete me të drejta në senat, pra që drejtohej nga një prokonsull.) Ka mundësi që kjo letër të jetë shkruar në gjysmën e parë të vitit 52 të e.s., pasi mbishkrime të tjera tregojnë se Klaudi u shpall perandor për herë të 27-të para 1 gushtit të vitit 52 të e.s. Sipas një mbishkrimi karien dhe një mbishkrimi tjetër në atë që është quajtur Ujësjellësi Klaudia në Romë, shpallja e Klaudit perandor për herë të 26-të dhe të 27-të ndodhi në vitin e 12-të qeverisjes së tij si tribun. Ky vit përkon me periudhën nga 25 janari i vitit 52 të e.s. deri më 24 janar të vitit 53 të e.s. Pra, sundimi i Galionit si prokonsull i Akaisë (detyrë që zakonisht ushtrohej për një vit, duke nisur nga fillimi i verës) duket se zgjati nga vera e vitit 51 të e.s. deri në verë të vitit 52 të e.s., megjithëse disa studiues janë më shumë për periudhën 52-53 të e.s.

[Figura në botimin e shtypur]

Pjesë e një mbishkrimi ku shfaqet emri Galion (ΓΑΛΛΙΩΝ)

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo