BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Akadi”
  • Akadi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Akadi
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Babilonia
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Sargoni
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Kiri
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Mesopotamia
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Akadi”

AKADI

Një ndër katër qytetet e themeluara nga Nimrodi, që formuan ‘në fillim mbretërinë e tij’. (Zn 10:10) Akadi mendohet se është qyteti i lashtë i Agades, por vendndodhja e tij nuk dihet me saktësi.

Emri Akad përdoret edhe për rajonin verior të asaj zone që më vonë u quajt Babiloni. Akadi, me sa duket, u shqua si qytet kryesor ose si seli mbretërore e atij rajoni, kur sundonte Sargoni I (jo Sargoni i Is 20:1). Rajoni jugor i Mesopotamisë quhej Sumer. Babilonia u formua nga këto dy rajone dhe në dokumentet babilonase, sundimtarët e saj quheshin ende «mbreti i Akadit» deri në kohën e rënies së Babilonisë në vitin 539 p.e.s. Në cilindrin e Kirit thuhet se pushtuesi i Babilonisë mori titullin «mbret i Babilonisë, mbret i Sumerit dhe Akadit».

Duket se banorët e Akadit ua kalonin banorëve të Sumerit në artin e skulpturës dhe në prerjen e vulave të ndërlikuara. Sot termi «akadiane» përdoret për dialektet e lashta të gjuhës asiriane dhe babilonase.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo