BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lmd mësimi 9
  • Empati

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Empati
  • Duaji njerëzit—Bëj dishepuj
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë bëri Jezui?
  • Çfarë mësojmë nga Jezui?
  • Imito Jezuin
  • Empatia​—Një çelës për mirëdashjen dhe dhembshurinë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
  • Trego empati
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2021
  • Trego empati
    Zgjohuni!—2020
  • «I shtyrë nga keqardhja»
    «Eja e bëhu dishepulli im»
Shih më tepër
Duaji njerëzit—Bëj dishepuj
lmd mësimi 9

USHQE INTERESIN

Jezui dhe dishepujt e tij shkojnë nga varka drejt një turme që i pret te bregu.

Mar. 6:30-34

MËSIMI 9

Empati

Parimi: «Gëzoni me ata që gëzojnë dhe qani me ata që qajnë.»—Rom. 12:15.

Çfarë bëri Jezui?

Jezui dhe dishepujt e tij shkojnë nga varka drejt një turme që i pret te bregu.

VIDEO: Jezui ndien keqardhje për turmën

1. Shih VIDEON ose lexo Markun 6:30-34. Pastaj mendo për këto pyetje:

  1. Pse Jezui dhe apostujt e tij shpresonin «të rrinin vetëm»?

  2. Çfarë e motivoi Jezuin të mësonte turmën?

Çfarë mësojmë nga Jezui?

2. Empatia na motivon të kemi për zemër jo vetëm mesazhin tonë, por edhe njerëzit.

Imito Jezuin

3. Dëgjo me vëmendje. Lëre bashkëbiseduesin të shprehet. Mos e ndërprit. E mos i anashkalo si të parëndësishme ndjenjat që shpreh, shqetësimet që ka ose kundërshtimet që ngre. Duke i kushtuar vëmendje, tregon se të interesojnë mendimet e tij.

4. Mendo për të interesuarin. Duke pasur parasysh bisedat që keni bërë, pyet veten:

  1. «Pse ka nevojë ta dëgjojë lajmin e mirë?»

  2. «Si do të ndikojë për mirë studimi i Biblës te jeta e përditshme dhe tek e ardhmja e tij?»

5. Fol për gjëra që do t’i vlejnë personalisht. Tregoji sa më shpejt të jetë e mundur se si studimi i Biblës mund t’u japë përgjigje pyetjeve të tij dhe mund ta ndihmojë në mënyra praktike.

SHIH EDHE

Rom. 10:13, 14; Filip. 2:3, 4; 1 Pjet. 3:8

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo