BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g20 nr. 3 f. 6-7
  • Trego empati

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Trego empati
  • Zgjohuni!—2020
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Problemi
  • Parim nga Bibla
  • Si ndihmon empatia
  • Çfarë mund të bësh
  • Empatia​—Një çelës për mirëdashjen dhe dhembshurinë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
  • Trego empati
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2021
  • A ka empati Perëndia?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2018
  • Jeta familjare dhe miqësitë
    Zgjohuni!—2019
Shih më tepër
Zgjohuni!—2020
g20 nr. 3 f. 6-7
Një burrë kaukazian dhe një burrë sikist afër njëri-tjetrit në avion, bisedojnë lirshëm.

Trego empati

Problemi

Nëse e mbajmë mendjen vetëm te fakti që të tjerët janë shumë të ndryshëm nga ne, mund të arrijmë në përfundimin se ndryshimet janë të meta a defekte. Faktikisht do t’i konsideronim inferiorë ata që ndryshojnë nga ne. Në momentin që krijojmë përshtypje negative për të tjerët, është e vështirë të tregojmë empati. Mungesa e empatisë mund të jetë simptomë e një problemi më të rëndë: paragjykimit.

Parim nga Bibla

«Gëzoni me ata që gëzojnë dhe qani me ata që qajnë.»—ROMAKËVE 12:15.

Çfarë do të thotë? Ky parim mund të përmblidhet me dy fjalë: trego empati. Ajo është aftësia për ta vënë veten në vendin e tjetrit dhe për të përjetuar të njëjtat ndjenja.

Si ndihmon empatia

Kur tregojmë empati për dikë, kuptojmë sa të ngjashëm jemi dhe se ai ose ajo mund të ndihet e të reagojë njësoj si ne. Empatia na ndihmon të dallojmë se të gjithë njerëzit, pavarësisht prejardhjes, janë pjesë e familjes njerëzore. Sa më shumë të përqendrohemi te ngjashmëritë, aq më pak do të priremi t’i gjykojmë negativisht.

Empatia ndikon edhe te respekti që u tregojmë të tjerëve. Ana-Maria nga Senegali, dikur i përçmonte njerëzit që u përkitnin të ashtuquajturave «kasta të ulëta». Ajo shpjegon si e ndihmoi empatia: «Kur shikoja vështirësitë që kalonin njerëzit e kastave të ulëta, mendoja si do të ndihesha po të isha në vend të tyre. Prandaj fillova të vija në pikëpyetje ‘statusin tim të lartë’, të cilin as e kisha zgjedhur, as e kisha merituar.» Nëse përpiqemi të kuptojmë vështirësitë e të tjerëve, me shumë mundësi do t’u tregojmë empati e nuk do t’i kritikojmë.

Çfarë mund të bësh

Përpiqu të shohësh përtej ndryshimeve dhe të gjesh të përbashkëtat që ke me njerëzit që sheh negativisht. Për shembull, imagjino si ndihen ata:

Empatia na ndihmon të dallojmë se të gjithë njerëzit janë pjesë e familjes njerëzore

  • Kur hanë me familjen.

  • Pas një dite të lodhshme pune.

  • Kur kalojnë kohë me miqtë.

  • Kur dëgjojnë muzikën e tyre të preferuar.

Tani përpiqu të imagjinosh sikur je në vend të tyre. Pyet veten:

  • «Si do të reagoja nëse dikush më bën të ndihem i pavlerë?»

  • «Si do të ndihesha nëse të tjerët do të më gjykonin pa më njohur fare?»

  • «Nëse do t’i përkitja atij grupi, si do të doja të më trajtonin të tjerët?»

Të njëjtët burra i tregojnë njëri-tjetrit fotografi për gjëra që kanë të përbashkëta, si: familja, sportet që pëlqejnë të luajnë dhe puna.

Eksperiencë reale: Roberti (Singapor)

«Vite më parë mendoja se të shurdhrit ishin të çuditshëm, të vonuar mendërisht dhe super të ndjeshëm, e për këtë arsye i shmangia. Mirëpo s’e dalloja që në të vërtetë po i paragjykoja, pasi, sipas meje, nuk po i bëja dëm njeriu.

Empatia për të shurdhrit më ndihmoi të luftoja paragjykimet. Për shembull, kisha përshtypjen se ishin të mangët, ngaqë më shihnin si të përhumbur kur u flisja. Prandaj provova të imagjinoja si do të ndihesha po të mos e dëgjoja dot dikë ndërsa më fliste. S’do mend që edhe unë do rrija si i hutuar. Edhe sikur të kisha aparat dëgjimi, ndoshta me shprehjet e fytyrës do të tregoja se ‘kam vështirësi të kuptoj’, kur në të vërtetë kam vështirësi të dëgjoj.

Kur e vura veten në vendin e tyre, paragjykimet e mia u zhdukën si vesa e mëngjesit.»

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo