Hyrje për pjesën e katërt
Kjo pjesë na njeh me Jozefin, Jobin, Moisiun dhe me izraelitët. Të gjithë ata vuajtën shumë për shkak të Djallit. Disa prej tyre përjetuan padrejtësi, burgosje, skllavëri, madje edhe vdekjen epapritur të njerëzve të dashur. Megjithatë, Jehovai i mbrojti në mënyra të ndryshme. Nëse je prind, ndihmoje fëmijën tënd të kuptojë si ata shërbëtorë të Jehovait duruan gjëra të këqija, pa e humbur besimin.
Jehovai, me anë të Dhjetë Plagëve, tregoi se ishte më i fuqishëm se gjithë perënditë e Egjiptit. Nxirr në pah si e ka mbrojtur Jehovai popullin e tij në të kaluarën dhe si e bën këtë sot.