BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 14 f. 40-f. 41 par. 2
  • Një skllav që i bindet Perëndisë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një skllav që i bindet Perëndisë
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • «Si mund ta bëj këtë të keqe të madhe?»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • Vëllezërit e urrejnë Jozefin
    Libri im i tregimeve biblike
  • Jehovai po të ndihmon të kesh sukses
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2023 (Për studim)
  • I rezistoi tundimit
    Ec me Perëndinë plot guxim
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 14 f. 40-f. 41 par. 2
Jozefi ia mbath nga gruaja e Potifarit

MËSIMI 14

Një skllav që i bindet Perëndisë

Jozefi ishte një nga djemtë e vegjël të Jakobit. Vëllezërit më të mëdhenj vunë re që Jozefi ishte djali i preferuar i babait të tyre. Si mendon se ndiheshin për këtë? Ata ishin xhelozë për Jozefin dhe e urrenin. Kur Jozefi pa disa ëndrra jo të zakonshme, ua tregoi vëllezërve. Ata menduan se ëndrrat nënkuptonin që një ditë do të përkuleshin përpara tij. Tani e urrenin edhe më shumë!

Vëllezërit e hedhin Jozefin në një gropë të thellë

Një ditë, vëllezërit e Jozefit po ruanin kopetë e deleve pranë qytetit të Sikemit. Jakobi dërgoi Jozefin të shihte si po ia kalonin. Ata panë nga larg Jozefin të vinte dhe i thanë njëri-tjetrit: ‘Po na vjen ëndërrimtari! Hajde ta vrasim!’ E kapën dhe e hodhën në një gropë të thellë. Por Juda u tha: ‘Mos e vrisni! Më mirë ta shesim si skllav.’ Kështu e shitën Jozefin për 20 monedha argjendi te tregtarët midianitë që po shkonin në Egjipt.

Jozefi në burg

Pastaj, vëllezërit e Jozefit e ngjyen rrobën e tij në gjakun e një cjapi, ia çuan babait dhe i thanë: ‘A nuk është kjo rroba e djalit tënd?’ Jakobi mendoi se Jozefin e kishte shqyer ndonjë kafshë e egër. Atij iu copëtua zemra dhe asnjë s’mund ta ngushëllonte.

Në Egjipt, Jozefin e shitën si skllav te Potifari që ishte një zyrtar i rëndësishëm. Por Jehovai ishte me Jozefin. Potifari pa që Jozefi e bënte mirë punën dhe që mund t’i besonte. Shumë shpejt e ngarkoi përgjegjës mbi gjithçka që zotëronte.

Gruaja e Potifarit vuri re që Jozefi ishte i pashëm dhe i fortë. Çdo ditë i kërkonte të shtrihej me të. Çfarë do të bënte Jozefi? Ai nuk pranoi dhe i tha: ‘Jo! Kjo është e gabuar. Zotëria im ka besim tek unë dhe ti je gruaja e tij. Nëse shtrihem me ty, do të mëkatoj kundër Perëndisë!’

Por një ditë, gruaja e Potifarit u përpoq ta detyronte Jozefin të shtrihej me të. E kapi nga rrobat, por ai iku me vrap. Kur Potifari erdhi në shtëpi, ajo i tha se Jozefi e kishte sulmuar. Ajo po gënjente. Potifari u nxeh jashtë mase dhe e futi Jozefin në burg. Megjithatë Jehovai nuk e harroi Jozefin.

«Përuluni nën dorën e fuqishme të Perëndisë, që ai t’ju lartësojë në kohën e duhur.»—1 Pjetrit 5:6

Pyetje: Si u sollën vëllezërit e Jozefit me të? Pse përfundoi në burg Jozefi?

Zanafilla 37:1-36; 39:1-23; Veprat 7:9

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo