BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 13 f. 36-f. 37 par. 1
  • Jakobi dhe Esau pajtohen

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Jakobi dhe Esau pajtohen
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Vuri jetën në rrezik për familjen
    Ec me Perëndinë plot guxim
  • Jakobi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Binjakë që ishin të ndryshëm
    Libri im i tregimeve biblike
  • Jakobi merr trashëgiminë
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 13 f. 36-f. 37 par. 1
Jakobi përkulet ndërsa Esau vrapon drejt tij

MËSIMI 13

Jakobi dhe Esau pajtohen

Jehovai i premtoi Jakobit se do ta mbronte ashtu siç kishte bërë me Abrahamin dhe Isakun. Jakobi jetoi në një vend që quhej Haran. Atje u martua, u bë me familje të madhe dhe me pasuri.

Një ditë, Jehovai i tha Jakobit: ‘Kthehu në vendin tënd.’ Prandaj Jakobi me familjen mori rrugën e gjatë të kthimit. Rrugës, shërbëtorët e tij erdhën e i thanë: ‘Po vjen vëllai yt, Esau, dhe me vete ka 400 burra!’ Jakobi kishte frikë se mos Esau i bënte keq atij dhe familjes, prandaj iu lut Jehovait: ‘Të lutem, më shpëto nga vëllai im.’ Ditën tjetër Jakobi i dërgoi Esaut si dhuratë shumë dele, dhi, lopë, deve dhe gomarë.

Gjatë natës, kur Jakobi ishte vetëm, pa një engjëll. Engjëlli nisi të kacafytej me të dhe përleshja vazhdoi deri në mëngjes. Edhe pse Jakobi u dëmtua, nuk u dorëzua. Engjëlli i tha: ‘Më lër të iki.’ Por, që të sigurohej për mbështetjen e Jehovait, Jakobi ia ktheu: ‘Jo, nuk të lë, po s’më bekove.’

Më në fund, engjëlli e bekoi Jakobin. Tani Jakobi e dinte se Jehovai nuk do ta linte Esaun t’i bënte keq.

Në mëngjes Jakobi pa nga larg Esaun me 400 burrat. Jakobi doli përpara familjes së tij dhe u përkul shtatë herë para vëllait. Esau vrapoi për te Jakobi dhe e përqafoi. Dy vëllezërit shpërthyen në lot dhe u pajtuan. Si mendon se u ndie Jehovai për mënyrën si e përballoi Jakobi këtë situatë?

Më pas Esau u kthye në shtëpinë e tij dhe Jakobi vazhdoi rrugën. Jakobi pati gjithsej 12 djem. Ata ishin: Rubeni, Simeoni, Levi, Juda, Dani, Neftali, Gadi, Asheri, Isahari, Zabuloni, Jozefi dhe Beniamini. Njërin nga djemtë, Jozefin, Jehovai e përdori për të shpëtuar popullin e Tij. A e di si? Le ta zbulojmë.

«Vazhdoni të doni armiqtë tuaj e të luteni për ata që ju përndjekin, që të tregoni se jeni bij të Atit tuaj që është në qiej.»—Mateu 5:44, 45

Pyetje: Pse u bekua Jakobi? Si u pajtua me të vëllanë?

Zanafilla 28:13-15; 31:3, 17, 18; 32:1-29; 33:1-18; 35:23-26

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo