BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 102 f. 236-f. 237 par. 2
  • Vegimet e Gjonit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Vegimet e Gjonit
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Libri biblik numër 66​—Zbulesa
    «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
  • Madhështia e fronit qiellor të Jehovait
    Zbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
  • Vegime për ata që janë në qiejt e padukshëm
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2016
  • Këndojnë këngën e re triumfuese
    Zbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 102 f. 236-f. 237 par. 2
Apostulli Gjon shkruan librin e Zbulesës

MËSIMI 102

Vegimet e Gjonit

Ndërsa apostulli Gjon ishte i burgosur në ishullin e Patmosit, Jezui i tregoi 16 vegime ose imazhe të së ardhmes. Ato vegime zbuluan si do të shenjtërohej emri i Jehovait, si do të vinte Mbretëria e tij dhe si do të bëhej vullneti i tij në tokë, ashtu si në qiell.

Në një vegim, Gjoni pa Jehovain në fronin e tij të lavdishëm në qiell, të rrethuar nga 24 pleq të veshur me të bardha dhe që kishin mbi kokë kurora prej ari. Nga froni dilnin vetëtima dhe bubullima. Të 24 pleqtë binin përmbys para Jehovait dhe e adhuronin. Në një vegim tjetër, Gjoni pa një shumicë të madhe nga të gjitha kombet, popujt dhe gjuhët, që adhuronin Jehovain. Qengji, që është Jezui, kujdesej për ta dhe i çonte tek ujërat e jetës. Pastaj, në një vegim tjetër, Jezui filloi të mbretëronte si Mbret në qiell bashkë me 24 pleqtë. Në vegimin pasues, Gjoni pa Jezuin tek luftonte kundër dragoit, që është Satanai, dhe kundër demonëve. Jezui i përzuri nga qielli dhe i hodhi në tokë.

Jezui dhe 144.000 të zgjedhurit në malin Sion

Më pas, Gjoni pa një pamje të bukur të Qengjit dhe të 144.000 të zgjedhurve që qëndronin në malin Sion. Ai pa gjithashtu një engjëll që fluturonte përreth tokës e u thoshte njerëzve ta nderonin thellësisht Perëndinë dhe t’i jepnin lavdi.

Në vegimin tjetër po zhvillohej lufta e Armagedonit. Gjatë kësaj lufte, Jezui dhe ushtria e tij mposhti sistemin e lig të Satanait. Në vegimin e fundit Gjoni vuri re se në qiell dhe në tokë kishte unitet të përsosur. Satanai dhe pasardhësit e tij ishin shkatërruar plotësisht. Çdokush në qiell dhe në tokë, e konsideronte të shenjtë emrin e Jehovait dhe adhuronte vetëm atë.

«Unë do të vë armiqësi mes teje dhe gruas, mes pasardhësit tënd dhe pasardhësit të saj. Ai do të ta shtypë kokën, dhe ti do ta godasësh në thembër.»—Zanafilla 3:15

Pyetje: Sa vegime pa Gjoni? Çfarë do të bëjë Jezui në luftën e Armagedonit?

Zbulesa 1:1-3; 4:1-11; 7:4, 9-17; 11:15-18; 12:5-12; 14:1, 6, 7; 16:14, 16; 21:5

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo