BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 101 f. 234-f. 235 par. 4
  • Pavlin e çojnë në Romë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pavlin e çojnë në Romë
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Merr zemër—Jehovai është Ndihma jote
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2020 (Për studim)
  • «Asnjë nga ju nuk do të vdesë»
    ‘Të japim dëshmi të plotë’ për Mbretërinë e Perëndisë
  • ‘Dha dëshmi të plotë’
    ‘Të japim dëshmi të plotë’ për Mbretërinë e Perëndisë
  • «Tani merrni zemër»
    Ec me Perëndinë plot guxim
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 101 f. 234-f. 235 par. 4
Pavli dhe të tjerë notojnë ose kapen pas pjesëve të anijes së shkatërruar në brigjet e Maltës

MËSIMI 101

Pavlin e çojnë në Romë

Udhëtimi i tretë i Pavlit, mbaroi në Jerusalem. Atje e arrestuan dhe e futën në burg. Në një vegim gjatë natës, Jezui i tha: ‘Do të shkosh në Romë dhe do të predikosh atje.’ Pavlin e çuan nga Jerusalemi në Cezare ku bëri dy vjet burg. Kur ishte në gjyq para guvernatorit Fest, Pavli tha: ‘Kërkoj të gjykohem nga Cezari në Romë.’ Festi iu përgjigj: «Cezarit i je apeluar, te Cezari do të shkosh!» Pavlin e hipën në një anije për në Romë dhe dy vëllezër të krishterë, Luka dhe Aristarku, shkuan me të.

Kur ishin në det, i zuri një stuhi e fortë, e cila zgjati shumë ditë. Të gjithë menduan se do të vdisnin. Por Pavli u tha: ‘Burra, një engjëll më tha në ëndërr: “Mos ki frikë, Pavël! Ti do të arrish në Romë dhe të gjithë ata që janë në anije me ty do të shpëtojnë.” Merrni zemër! Nuk do të vdesim.’

Stuhia zgjati 14 ditë. Më në fund para tyre u shfaq toka e thatë. Ishte ishulli i Maltës. Anija ngeci në cekëtinë dhe u bë copë-copë. Megjithatë, 276 njerëzit që ishin në anije, mbërritën shëndoshë e mirë në breg. Për të dalë në breg, disa notuan, kurse të tjerë u kapën pas ca pjesëve të anijes. Njerëzit e Maltës u kujdesën për ta dhe u ndezën një zjarr që të ngroheshin.

Tre muaj më vonë, ushtarët e morën Pavlin dhe u nisën për në Romë me një anije tjetër. Kur mbërriti, vëllezërit erdhën ta takonin. Sapo i pa, Pavli falënderoi Jehovain dhe mori zemër. Edhe pse ishte i burgosur, e lejuan që të merrte një shtëpi me qira ndërkohë që ruhej nga një ushtar. Pavli qëndroi aty për dy vjet. Njerëzit shkonin ta takonin, dhe ai u predikonte për Mbretërinë e Perëndisë e i mësonte për Jezuin. Gjithashtu, u shkroi letra kongregacioneve në Azinë e Vogël dhe në Jude. Jehovai e përdori plotësisht Pavlin për t’iu përhapur lajmin e mirë kombeve.

«Në çdo mënyrë e rekomandojmë veten si shërbëtorë të Perëndisë, duke treguar qëndrueshmëri të madhe në shtrëngime, në raste nevoje, në vështirësi.»—2 Korintasve 6:4

Pyetje: Pse Festi e dërgoi Pavlin në Romë? Çfarë i ndodhi Pavlit rrugës për në Romë?

Veprat 21:30; 23:11; 25:8-12; 27:1–28:31; Romakëve 15:25, 26

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo