BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 103 f. 238-f. 239 par. 2
  • «Ardhtë Mbretëria jote!»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Ardhtë Mbretëria jote!»
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Cili është qëllimi i Perëndisë për tokën?
    Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?
  • Cili është qëllimi i Perëndisë për njerëzit?
    Çfarë na mëson Bibla?
  • Fillon një jetë e vështirë
    Libri im i tregimeve biblike
  • Qëllimi i Perëndisë për tokën do të përmbushet së shpejti
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 103 f. 238-f. 239 par. 2
Të rritur dhe fëmijë gëzojnë jetën në Parajsë

MËSIMI 103

«Ardhtë Mbretëria jote!»

Jehovai premtoi: ‘Nuk do të ketë më të qara, dhembje, sëmundje dhe vdekje. Unë do të fshij çdo lot nga sytë e tyre. Të gjitha të këqijat e së kaluarës do të harrohen.’

Jehovai e vuri Adamin dhe Evën në kopshtin e Edenit që të jetonin në paqe dhe lumturi. Ata duhej të adhuronin Atin e tyre qiellor dhe ta mbushnin tokën me fëmijë. Edhe pse Adami e Eva nuk iu bindën Jehovait, qëllimi i tij nuk ndryshoi kurrë. Në këtë libër kemi parë se gjithçka që premton Perëndia realizohet. Mbretëria e Tij do të sjellë bekime të mrekullueshme në tokë, sipas premtimit që i bëri Abrahamit.

Të rritur, fëmijë dhe kafshë të egra së bashku në Parajsë

Së shpejti Satanai, demonët dhe gjithë njerëzit e këqij nuk do të jenë më. Çdo njeri do të adhurojë Jehovain. Nuk do të sëmuremi e as do të vdesim. Përkundrazi do të zgjohemi çdo ditë plot me energji dhe të lumtur që jetojmë. Toka do të bëhet parajsë. Të gjithë do të kenë ushqime të shëndetshme dhe një shtëpi të sigurt. Njerëzit do të jenë mirëdashës, aspak mizorë apo të dhunshëm. Kafshët e egra nuk do të kenë frikë nga ne, e as ne prej tyre.

Sa emocionuese do të jetë kur Jehovai të fillojë të ringjallë të vdekurit! Do të mirëpresim njerëz të së kaluarës, si: Abeli, Noeja, Abrahami, Sara, Moisiu, Rutha, Estera dhe Davidi. Ata do të punojnë bashkë me ne që ta bëjmë tokën parajsë. Gjithmonë do të ketë shumë punë interesante për të bërë.

Jehovai dëshiron që të jesh atje. Do të kesh mundësi ta njohësh Atë në mënyra që as i ke imagjinuar. Le t’i afrohemi gjithnjë e më shumë Jehovait çdo ditë, tani dhe përgjithmonë!

«Ti je i denjë, o Jehova, Perëndia ynë, të marrësh lavdinë, nderimin dhe fuqinë, sepse ti krijove gjithçka.»—Zbulesa 4:11

Pyetje: Në cilat mënyra do ta ndryshojë jetën në tokë Mbretëria e Perëndisë? Nga gjithë njerëzit për të cilët ke lexuar në këtë libër, kë dëshiron të takosh në Parajsë?

Zbulesa 21:3, 4; Jobi 33:25; Proverbat 2:21, 22; Isaia 11:2-10; 33:24; 65:21; Mateu 6:9, 10; Gjoni 5:28, 29; 17:3

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo