BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 100 f. 232-f. 233 par. 2
  • Pavli dhe Timoteu

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pavli dhe Timoteu
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Timoteu—Gati për të shërbyer dhe i papërtuar
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • Timoteu donte t’i ndihmonte të tjerët
    Mësoji fëmijët
  • Timoteu: ‘Bir i vërtetë në besim’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • «Biri im i dashur dhe i besueshëm në Zotërinë»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 100 f. 232-f. 233 par. 2
Pavli, Sila dhe Timoteu

MËSIMI 100

Pavli dhe Timoteu

Eunika, Loida dhe Timoteu i vogël

Timoteu ishte një vëlla i ri në moshë që shërbente në kongregacionin e Listrës. Babanë e kishte grek dhe mamanë judeje. Mamaja e tij, Eunika, dhe gjyshja e tij, Loida, i mësuan Timoteut për Jehovain që kur ishte i vogël.

Kur Pavli vizitoi Listrën gjatë udhëtimit të dytë misionar, vuri re që Timoteu i donte vërtet vëllezërit dhe mezi priste t’i ndihmonte. Pavli e ftoi Timoteun të udhëtonte me të. Me kalimin e kohës, e stërviti Timoteun të ishte predikues dhe mësues i shkëlqyer i lajmit të mirë.

Pavli dhe Timoteu shkonin kudo që i drejtonte fryma e shenjtë. Një natë, në një vegim, një burrë i tha Pavlit të shkonte në Maqedoni e t’i ndihmonte. Kështu, Pavli, Timoteu, Sila dhe Luka shkuan atje për të predikuar dhe për të formuar kongregacione.

Në qytetin maqedonas të Selanikut, shumë burra e gra u bënë të krishterë. Por disa judenj ishin xhelozë për Pavlin dhe shokët e tij. Mblodhën një turmë, i tërhoqën zvarrë vëllezërit te krerët e qytetit dhe thoshin duke bërtitur: ‘Këta burra janë armiq të qeverisë romake!’ Jeta e Pavlit dhe e Timoteut ishte në rrezik, kështu që, gjatë natës, ikën në Bere.

Njerëzit në Bere ishin të etur për të mësuar lajmin e mirë, ndaj grekë e judenj u bënë besimtarë. Por, kur disa judenj erdhën nga Selaniku dhe nxitën trazira, Pavli iku në Athinë. Timoteu dhe Sila qëndruan në Bere për të forcuar vëllezërit. Me kalimin e kohës, Pavli dërgoi përsëri në Selanik Timoteun për të ndihmuar vëllezërit që të përballonin përndjekjen e ashpër. Më vonë, Pavli e dërgoi Timoteun të vizitonte shumë kongregacione të tjera dhe t’i inkurajonte.

Apostulli Pavël i dikton një letër Timoteut teksa është nën arrest shtëpie i prangosur me një rojë

Pavli i tha Timoteut: ‘Ata që duan t’i shërbejnë Jehovait do të përndiqen.’ Në fakt, për shkak të besimit, edhe Timoteu u përndoq dhe u burgos. Por ishte i lumtur që mund të tregonte besnikëri ndaj Jehovait.

Pavli u tha filipianëve: ‘Po ju dërgoj Timoteun. Ai do t’ju mësojë se ç’do të thotë të jetoni si shërbëtorë të Jehovait dhe do t’ju stërvitë në shërbim.’ Pavli kishte besim te Timoteu. Ata bashkëpunuan si miq për shumë vjet.

«Nuk kam askënd tjetër me natyrë si e tija, që të kujdeset sinqerisht për ju, pasi gjithë të tjerët po kërkojnë interesat e veta, jo ato të Jezu Krishtit.»—Filipianëve 2:20, 21

Pyetje: Kush ishte Timoteu? Pse Pavli dhe Timoteu ishin miq kaq të ngushtë?

Veprat 16:1-12; 17:1-15; Filipianëve 2:19-22; 2 Timoteut 1:1-5; 3:12, 14, 15; Hebrenjve 13:23

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo