BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 99 f. 230-f. 231 par. 4
  • Një rojë burgu mëson të vërtetën

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një rojë burgu mëson të vërtetën
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • «Kalo në Maqedoni»
    ‘Të japim dëshmi të plotë’ për Mbretërinë e Perëndisë
  • Sila: Një burim inkurajimi
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Sila, Silvani
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • «Paqja e Perëndisë. . . kapërcen çdo mendim»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2017
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 99 f. 230-f. 231 par. 4
Roja në Filipi gjen dyert e burgut hapur, por gjithë të burgosurit janë brenda

MËSIMI 99

Një rojë burgu mëson të vërtetën

Në Filipi, jetonte një skllave që e kishte pushtuar një demon. Me anë të këtij demoni, ajo parashikonte fatin dhe pronarët e saj fitonin shumë para. Kur Pavli dhe Sila erdhën në Filipi, ajo i ndoqi për shumë ditë. Demoni e bënte të thërriste: ‘Këta njerëz janë skllevër të Më të Lartit Perëndi!’ Më në fund, Pavli i tha demonit: ‘Në emër të Jezuit, dil prej saj!’ Demoni doli nga vajza.

Kur pronarët e vajzës kuptuan se nuk mund të fitonin më pará prej saj, u zemëruan shumë. I çuan zvarrë Pavlin dhe Silën para magjistratëve dhe u thanë: ‘Këta njerëz po thyejnë ligjin dhe po bëjnë rrëmujë gjithë qytetin.’ Ata zyrtarë dhanë urdhër që Pavli dhe Sila të rriheshin dhe të futeshin në burg. Roja i burgut i futi në pjesën më të brendshme e më të errët të burgut dhe ua vuri këmbët në fallaká.

Pavli dhe Sila i këndonin lavde Jehovait, dhe të burgosurit e tjerë i dëgjonin. Papritur, në mes të natës, ra një tërmet aq i fortë sa burgu u trondit nga themelet. Dyert e burgut u hapën në çast dhe të burgosurve iu zgjidhën vargonjtë dhe fallakatë. Roja vrapoi në brendësi të burgut dhe pa që dyert ishin hapur. I sigurt se të gjithë të burgosurit ia kishin mbathur, mori një shpatë për të vrarë veten.

Kur ja, Pavli i thirri: ‘Mos i bëj keq vetes! Jemi të gjithë këtu!’ Roja i burgut vrapoi dhe ra përmbys para Pavlit e Silës. Ai i pyeti: «Ç’duhet të bëj që të shpëtoj?» Ata iu përgjigjën: ‘Ti dhe familja jote duhet të keni besim te Jezui.’ Pastaj Pavli e Sila i mësuan rojës së burgut dhe atyre të shtëpisë së tij fjalën e Jehovait dhe të gjithë u pagëzuan.

«Njerëzit do t’ju kapin, do t’ju përndjekin dhe do t’ju dorëzojnë në sinagoga e burgje. Për shkak të emrit tim do t’ju nxjerrin para guvernatorëve e mbretërve, që të jepni dëshmi para tyre.»—Luka 21:12, 13

Pyetje: Pse i kishin burgosur Pavlin dhe Silën? Si e mësoi të vërtetën roja i burgut?

Veprat 16:16-34

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo