BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 85 f. 198-f. 199 par. 2
  • Jezui shëron në Sabat

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Jezui shëron në Sabat
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Farisenjtë ballafaqohen me burrin që ishte i verbër
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • Farisenjtë nuk duan të besojnë
    Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
  • Shëron një burrë që ka lindur i verbër
    Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
  • Jezui shëron një të verbër që nga lindja
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 85 f. 198-f. 199 par. 2
Farisenjtë marrin në pyetje një ish të verbër

MËSIMI 85

Jezui shëron në Sabat

Farisenjtë e urrenin Jezuin dhe donin të gjenin një arsye për ta arrestuar. Thoshin se Jezui nuk duhej të shëronte njerëzit e sëmurë në Sabat. Një ditë Sabati, Jezui pa një burrë që kishte lindur i verbër teksa lypte në rrugë. Ai u tha dishepujve: ‘Shihni si do ta ndihmojë fuqia e Perëndisë këtë burrë.’ Jezui përzieu pështymën e vet me pluhur dhe bëri argjilë, të cilën ia vendosi te sytë. Pastaj i tha: ‘Shko të lash sytë në pellgun e Siloamit.’ Kur burri bëri kështu, për herë të parë në jetën e tij, arriti të shikonte.

Njerëzit ngelën gojëhapur. Ata thanë: ‘A nuk është ky ai që rrinte ulur dhe lypte apo është dikush që i ngjan atij?’ Burri u përgjigj: «Unë jam!» Njerëzit e pyetën: ‘Si ka mundësi që nuk je më i verbër?’ Kur ai u tregoi ç’kishte ndodhur, ata e çuan te farisenjtë.

Burri u tha farisenjve: ‘Jezui më vuri mbi sy një pastë prej balte dhe më tha të shkoja t’i shpëlaja sytë. Ashtu bëra dhe tani shoh.’ Farisenjtë thanë: ‘Nëse Jezui shëron në Sabat, fuqia e tij s’mund të jetë nga Perëndia.’ Por, të tjerët thoshin: ‘Nëse fuqia e tij nuk do të ishte nga Perëndia, nuk do të ishte fare në gjendje të shëronte.’

Farisenjtë thirrën prindërit e burrit të shëruar dhe i pyetën: ‘Si ka mundësi që djali juaj tani shikon?’ Prindërit ishin të frikësuar ngaqë farisenjtë kishin thënë se, kushdo që besonte te Jezui, do të përjashtohej nga sinagoga. Prandaj u përgjigjën: ‘Nuk e dimë. Më mirë pyeteni vetë.’ Farisenjtë vazhduan t’i bënin pyetje të tjera burrit, derisa ai ua ktheu: ‘Ju thashë gjithçka që di. Pse vazhdoni të më pyesni?’ Farisenjtë u zemëruan dhe e flakën jashtë.

Jezui shkoi ta kërkonte dhe e pyeti: ‘A ke besim te Mesia?’ Burri iu përgjigj: ‘Po, do të kisha besim tek ai, nëse do ta dija kush ishte.’ Jezui i tha: ‘Unë jam Mesia.’ A nuk ishte kjo diçka e dashur nga ana e Jezuit? Jo vetëm e shëroi, por edhe e ndihmoi të kishte besim.

«E keni gabim, ngaqë nuk njihni as Shkrimet, as fuqinë e Perëndisë.»—Mateu 22:29

Pyetje: Si e ndihmoi Jezui burrin e verbër? Pse farisenjtë e urrenin Jezuin?

Gjoni 9:1-41

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo