BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 84 f. 196-f. 197 par. 4
  • Jezui ecën mbi ujë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Jezui ecën mbi ujë
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Jezui mund të na mbrojë
    Të mësojmë nga Mësuesi i Madh
  • Jezui qetëson një stuhi në det
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • Një mbret që ka fuqi mbi forcat e natyrës
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • Në një ishull, pasi fundoset anija
    Libri im i tregimeve biblike
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 84 f. 196-f. 197 par. 4
Jezui ecën mbi ujë dhe i thotë Pjetrit të shkojë drejt tij

MËSIMI 84

Jezui ecën mbi ujë

Jezui jo vetëm që mund të shëronte të sëmurët dhe të ringjallte të vdekurit, por edhe mund të mbante nën kontroll erën dhe shiun. Pasi u lut në mal, Jezui pa që poshtë, në Detin e Galilesë, kishte filluar stuhia. Apostujt ishin në varkën e tyre dhe kishin vështirësi për të vozitur kundër erës. Jezui zbriti nga mali dhe filloi të ecte mbi ujë drejt varkës. Kur apostujt panë dikë që po ecte mbi ujë, u frikësuan. Por Jezui u tha: «Jam unë, mos kini frikë.»

Jezui ecën mbi ujë dhe i thotë Pjetrit të shkojë drejt tij

Pjetri thirri: ‘Zotëri, po të jesh vërtet ti, më urdhëro të vij te ti.’ Jezui i tha Pjetrit: ‘Hajde.’ Kështu, në mes të stuhisë, Pjetri zbriti nga varka dhe eci mbi ujë drejt Jezuit. Por, teksa i afrohej, pa stuhinë. Ai u tremb dhe ndjeu se po fundosej. Prandaj bërtiti: «Zotëri, më shpëto!» Jezui i kapi dorën dhe i tha: ‘Pse fillove të dyshosh? Ku është besimi yt?’

Jezui dhe Pjetri hipën në varkë dhe menjëherë stuhia pushoi. E imagjinon dot si u ndien apostujt? Ata thanë: «Ti je vërtet Biri i Perëndisë!»

Kjo nuk ishte hera e vetme që Jezui mbajti nën kontroll motin. Një herë tjetër, kur Jezui dhe apostujt po lundronin për në anën tjetër të detit, ai shkoi të flinte në fund të varkës. Teksa flinte, filloi një stuhi e egër. Dallgët përplaseshin te varka dhe ajo u mbush me ujë. Apostujt zgjuan Jezuin duke bërtitur: ‘Mësues, po vdesim! Na ndihmo!’ Jezui u zgjua dhe i foli detit: «Hesht!» Menjëherë, era dhe deti u qetësuan. Jezui i pyeti apostujt: ‘Ku është besimi juaj?’ Ata i thoshin njëri-tjetrit: ‘Edhe era dhe deti i binden.’ Apostujt mësuan se, nëse besonin plotësisht te Jezui, nuk kishin pse të frikësoheshin nga asgjë.

«Mos ki frikë, vetëm trego besim.»—Marku 5:36

Pyetje: Pse nisi të fundosej Pjetri? Çfarë mësuan apostujt nga Jezui?

Mateu 8:23-27; 14:23-34; Marku 4:35-41; 6:45-52; Luka 8:22-25; Gjoni 6:16-21

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo