BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 83 f. 194-f. 195 par. 1
  • Jezui ushqen mijëra veta

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Jezui ushqen mijëra veta
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Ushqen mijëra veta me pak bukë dhe peshq
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • Jezui bën një mrekulli Ushqen mijëra njerëz
    Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
  • Çfarë na mëson mrekullia e bukëve
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2024 (Për studim)
  • Jezui ushqen shumë njerëz
    Libri im i tregimeve biblike
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 83 f. 194-f. 195 par. 1
Apostujt i shpërndajnë ushqim një turme të madhe

MËSIMI 83

Jezui ushqen mijëra veta

Pak para Festës së Kalimit të vitit 32 të e.s., apostujt u kthyen pasi kishin predikuar për një kohë të gjatë. Ishin të lodhur, prandaj Jezui u tha të shkonin me të në Betsaidë me varkë, ku mund të çlodheshin. Por, kur varka iu afrua bregut, Jezui pa se mijëra njerëz i kishin ndjekur. Edhe pse ai donte të qëndronte vetëm me apostujt, i mirëpriti me dashamirësi njerëzit. Pasi shëroi të sëmurët që ishin mes tyre, filloi t’i mësonte. Gjithë ditën, Jezui i mësoi për Mbretërinë e Perëndisë. Kur ra mbrëmja, apostujt vajtën dhe i thanë: ‘Njerëzit duhet t’i ketë marrë uria. Lëri të shkojnë që të marrin diçka për të ngrënë.’

Një djalë i jep Jezuit një shportë me bukë e peshq

Jezui iu përgjigj: ‘S’kanë pse të ikin. Jepuni diçka për të ngrënë.’ Apostujt e pyetën: ‘Dëshiron që të shkojmë e të blejmë bukë për ta?’ Filipi, një nga apostujt, tha: ‘Edhe po të kishim shumë para, nuk do të gjenim dot aq shumë bukë për turmën.’

Jezui i pyeti: ‘Sa ushqim kemi?’ Andrea u përgjigj: ‘Kemi 5 bukë dhe 2 peshq të vegjël. Janë shumë pak.’ Jezui tha: ‘M’i sillni bukët dhe peshqit.’ Ai u tha njerëzve të uleshin në bar, e të ndaheshin në grupe me nga 50 ose 100 veta. Jezui mori bukët dhe peshqit, ngriti sytë nga qielli dhe u lut. Pastaj ua dha ushqimin apostujve që t’ua shpërndanin njerëzve. Të gjithë sa ishin aty, 5.000 burra përveç grave e fëmijëve, hëngrën sa u ngopën. Më pas, apostujt mblodhën atë që teproi, që të mos shkonte dëm asgjë. U mbushën plot 12 shporta. Kjo ishte një mrekulli e jashtëzakonshme, apo jo?

Njerëzve u bëri aq shumë përshtypje, saqë donin ta bënin Jezuin mbret. Por Jezui e dinte se nuk kishte ardhur akoma koha që Jehovai ta bënte mbret. Prandaj ai e nisi turmën dhe u tha apostujve të shkonin në anën tjetër të Detit të Galilesë. Ata hipën në varkën e tyre, kurse Jezui u ngjit vetëm në një mal. Pse? Sepse donte të kalonte kohë me Atin e tij duke u lutur. Sado i zënë të ishte, Jezui gjithmonë gjente kohë të lutej.

«Mos punoni për ushqimin që prishet, por për ushqimin që nuk prishet dhe të çon në jetë të përhershme. Këtë do t’jua japë Biri i njeriut.»—Gjoni 6:27

Pyetje: Si tregoi Jezui se merakosej për njerëzit? Çfarë na mëson kjo për Jehovain?

Mateu 14:14-22; Luka 9:10-17; Gjoni 6:1-15

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo