BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 12 f. 34
  • Jakobi merr trashëgiminë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Jakobi merr trashëgiminë
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Binjakë që ishin të ndryshëm
    Libri im i tregimeve biblike
  • Esau
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Të mbrojmë trashëgiminë tonë duke marrë vendime të mençura
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Jakobi dhe Esau pajtohen
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 12 f. 34
Jakobi i jep Esaut një tas gjellë që Esau t’i japë në këmbim të drejtën e tij si i parëlindur

MËSIMI 12

Jakobi merr trashëgiminë

Isaku dhe Rebeka me djemtë binjakë: Jakobi dhe Esau

Isaku ishte 40 vjeç kur u martua me Rebekën. Ai e donte shumë atë. Me kohë, u bënë me dy djem binjakë.

Djalin e madh e quajtën Esa, kurse të voglin, Jakob. Esau kishte shumë qejf të rrinte jashtë e ishte gjahtar i zoti. Kurse Jakobit i pëlqente të rrinte në shtëpi.

Në ato kohë, djali i madh merrte pjesën më të madhe të tokës dhe të parave kur babai vdiste. Kjo quhej trashëgimi. Në familjen e Isakut, trashëgimia përfshinte edhe rolin në premtimet që Jehovai i kishte bërë Abrahamit. Esaut nuk i interesonin shumë ato premtime, por Jakobi e dinte se ishin shumë të rëndësishme.

Jakobi dhe Esau

Një ditë, Esau erdhi në shtëpi shumë i lodhur pas një dite të gjatë në gjueti. Ai ndjeu aromën e ushqimit të shijshëm që po gatuante Jakobi dhe i tha: ‘Po vdes për bukë! Më jep pak nga ajo gjella e kuqe!’ Jakobi ia ktheu: ‘Patjetër, por në fillim më premto se do të ma japësh mua trashëgiminë tënde.’ Esau i tha: ‘Ç’më duhet mua trashëgimia! Mund ta marrësh. Mua më intereson të ha.’ A mendon se u tregua i mençur Esau? Jo. Esau dha diçka shumë të çmuar vetëm për një tas gjellë.

Kur Isaku ishte shumë i moshuar, erdhi koha që të bekonte djalin e madh. Por Rebeka ndihmoi Jakobin, të voglin, që ta merrte ai bekimin. Kur Esau e mori vesh, u zemërua shumë dhe donte ta vriste të vëllanë binjak. Për ta mbrojtur, Isaku dhe Rebeka i thanë Jakobit: ‘Shko të rrish te dajë Labani, derisa të qetësohet vëllai.’ Jakobi e dëgjoi këshillën e prindërve dhe iku që të shpëtonte jetën.

«Ç’dobi ka njeriu nëse fiton gjithë botën, por humbet jetën? Apo çfarë do të jepte njeriu në këmbim të jetës?»—Marku 8:36, 37

Pyetje: Çfarë njeriu ishte Esau? Po Jakobi? Pse e mori Jakobi bekimin në vend të Esaut?

Zanafilla 25:20-34; 27:1–28:5; Hebrenjve 12:16, 17

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo