BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 11 f. 32-f. 33 par. 2
  • Një provë besimi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një provë besimi
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Perëndia sprovon besimin e Abrahamit
    Libri im i tregimeve biblike
  • Prova më e madhe e dashurisë së Perëndisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Jehovai e quajti ‘miku im’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2016
  • Kush ishte Abrahami?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 11 f. 32-f. 33 par. 2
Abrahami dhe Isaku po ecin në Moriah

MËSIMI 11

Një provë besimi

Abrahami i kishte mësuar djalit të tij, Isakut, ta donte Jehovain dhe t’u besonte gjithë premtimeve të Tij. Por, kur Isaku ishte rreth 25 vjeç, Jehovai i kërkoi Abrahamit diçka shumë të vështirë. Çfarë ishte?

Perëndia i tha Abrahamit: ‘Të lutem, merre birin tënd të vetëm dhe ofroje si flijim në një mal në vendin e Moriahut.’ Abrahami nuk e kuptoi pse Jehovai i kërkoi këtë. Prapëseprapë iu bind.

Të nesërmen, herët në mëngjes, Abrahami mori Isakun dhe dy shërbëtorë e u nis drejt Moriahut. Pas tri ditësh, ata mund t’i shihnin malet nga larg. Abrahami u tha shërbëtorëve të prisnin, ndërsa ai dhe Isaku vazhduan rrugën për të ofruar flijimin. Abrahami i dha Isakut të mbante dru për zjarrin, kurse vetë mori një thikë. Isaku e pyeti babanë: ‘Ku është delja që do të flijojmë?’ Abrahami iu përgjigj: ‘Biri im, atë do të na e japë Jehovai.’

Kur më në fund arritën në mal, ndërtuan një altar. Më pas, Abrahami ia lidhi duart e këmbët Isakut dhe e vuri në altar.

Isaku i lidhur mbi altar dhe Abrahami tek mban një thikë

Abrahami ngriti thikën, por në atë moment, engjëlli i Jehovait i thirri nga qiejt: ‘Abraham! Mos i bëj gjë djalit! Tani e di se ke besim te Perëndia, pasi ishe gati të flijoje birin tënd.’ Pastaj Abrahami pa një dash me brirët të ngatërruar te një shkurre. E zgjidhi me vrap Isakun dhe në vend të tij flijoi dashin.

Që nga ajo ditë, Jehovai e quajti Abrahamin mikun e tij. A e di pse? Sepse Abrahami bënte gjithçka që Jehovai i kërkonte, edhe kur nuk e kuptonte arsyen.

Abrahami zgjidh Isakun

Jehovai ia përsëriti Abrahamit premtimin e Tij: ‘Unë do të të bekoj dhe do të shumoj pasardhësit, ose fëmijët e tu.’ Gjithashtu, Jehovai premtoi se do të bekonte të gjithë njerëzit e mirë nëpërmjet familjes së Abrahamit.

«Perëndia e deshi botën aq shumë, sa dha Birin e tij të vetëmlindur, që kushdo që tregon besim tek ai, të mos shkatërrohet, por të ketë jetë të përhershme.»—Gjoni 3:16

Pyetje: Si tregoi Abrahami se kishte besim te Jehovai? Çfarë i premtoi Jehovai Abrahamit?

Zanafilla 22:1-18; Hebrenjve 11:17-19; Jakovi 2:21-23

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo