BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • od kap. 6 f. 53-58
  • Shërbëtorët e kongregacionit bëjnë shërbim të çmuar

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Shërbëtorët e kongregacionit bëjnë shërbim të çmuar
  • Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • KËRKESAT E BIBLËS PËR SHËRBËTORËT E KONGREGACIONIT
  • NË CILAT MËNYRA SHËRBEJNË?
  • Çfarë roli luajnë shërbëtorët ndihmës?
    Cilët po bëjnë vullnetin e Jehovait sot?
  • Harmonia midis pleqve dhe shërbëtorëve ndihmës
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Shërbëtorët ndihmës bëjnë një shërbim të vlefshëm
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
  • Pleq, stërvitni të tjerë që të mbajnë ngarkesën!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
Shih më tepër
Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait
od kap. 6 f. 53-58

KAPITULLI 6

Shërbëtorët e kongregacionit bëjnë shërbim të çmuar

APOSTULLI Pavël i shkroi kongregacionit në Filipi: «Pavli dhe Timoteu, skllevër të Krishtit Jezu, drejtuar gjithë të shenjtëve në Filipi që janë në unitet me Krishtin Jezu, si edhe mbikëqyrësve e shërbëtorëve të kongregacionit.» (Filip. 1:1) Vër re se ai përmendi shërbëtorët e kongregacionit. Me sa duket, këta burra luanin një rol të rëndësishëm në atë kohë duke ndihmuar pleqtë e kongregacionit. E njëjta gjë ndodh edhe në ditët e sotme. Shërbëtorët e kongregacionit bëjnë shërbime që i ndihmojnë mbikëqyrësit dhe që i kontribuojnë rregullit në kongregacion.

2 A i njeh shërbëtorët e kongregacionit tënd? A e di ç’punë bëjnë për dobinë tënde dhe të të gjithë kongregacionit? Sigurisht, Jehovai i vlerëson përpjekjet e këtyre burrave. Pavli shkroi: «Burrat që shërbejnë në mënyrë të shkëlqyer, fitojnë një reputacion të mirë dhe liri të plotë fjale lidhur me besimin në Krishtin Jezu.»—1 Tim. 3:13.

KËRKESAT E BIBLËS PËR SHËRBËTORËT E KONGREGACIONIT

3 Nga shërbëtorët e kongregacionit pritet që të bëjnë një jetë shembullore si të krishterë, të jenë burra të përgjegjshëm e t’i kryejnë siç duhet caktimet. Kjo duket qartë kur shqyrtojmë çfarë tha Pavli për kualifikimet e tyre në letrën drejtuar Timoteut: «Shërbëtorët e kongregacionit duhet të jenë seriozë, jo me dy fytyra, të mos jepen pas verës së shumtë, as të mos jenë lakmitarë për të nxjerrë fitime të pandershme, e t’i përmbahen sekretit të shenjtë të besimit me një ndërgjegje të pastër. Gjithashtu, këta le të provohen më parë nëse janë të kualifikuar, e më pas, nëse janë të lirë nga çdo akuzë, le të jenë shërbëtorë kongregacioni. Shërbëtorët e kongregacionit të jenë burra të një gruaje të vetme dhe t’i drejtojnë shkëlqyeshëm fëmijët e familjen e tyre.» (1 Tim. 3:8-10, 12) Duke iu përmbajtur standardeve të larta që janë vendosur për shërbëtorët e kongregacionit, kongregacioni mbrohet nga çdo akuzë që ngrihet kundër njerëzve që u besohen përgjegjësi të veçanta.

4 Shërbëtorët e kongregacionit, të rinj a të moshuar qofshin, janë aktivë në shërbim çdo muaj. Duke imituar Jezuin, shfaqin zell për shërbimin. Me këtë zell, ata pasqyrojnë dëshirën e Jehovait për shpëtimin e njerëzimit.—Isa. 9:7.

5 Shërbëtorët e kongregacionit janë shembullorë edhe në veshje, në paraqitje, në të folur, në qëndrim dhe në sjellje. Janë me mendje të shëndoshë, e kështu fitojnë respektin e të tjerëve. Për më tepër, i marrin seriozisht marrëdhënien me Jehovain dhe privilegjet e shërbimit në kongregacion.—Titit 2:2, 6-8.

6 Këta burra ‘janë provuar nëse janë të kualifikuar’. Që para se të emërohen, kanë dhënë prova se janë vërtet të përkushtuar. Kanë treguar se vënë të parën në jetë Mbretërinë e Perëndisë dhe se synojnë çfarëdo privilegji shërbimi që mund t’u ofrohet. Janë vërtet shembuj për t’u imituar në kongregacion.—1 Tim. 3:10.

NË CILAT MËNYRA SHËRBEJNË?

7 Shërbëtorët e kongregacionit bëjnë një sërë shërbimesh praktike për vëllezërit dhe motrat, duke u lënë më shumë kohë mbikëqyrësve që të kujdesen për përgjegjësitë e mësimdhënies e të veprës baritore. Kur u jep caktime, trupi i pleqve mban parasysh aftësitë e secilit dhe nevojat e kongregacionit.

Shërbëtorët e kongregacionit bëjnë një sërë shërbimesh praktike duke u lënë më shumë kohë mbikëqyrësve që të kujdesen për përgjegjësitë e mësimdhënies e të veprës baritore

8 Të shqyrtojmë disa prej këtyre shërbimeve. Një shërbëtor kongregacioni mund të caktohet që të kujdeset për literaturën, që t’ua japë lajmëtarëve për përdorim personal ose për shërbimin. Të tjerë caktohen që të mbajnë llogarinë e kongregacionit ose regjistrimet e territoreve. Disa caktohen si përcjellës, si mikrofonistë, tek akustika ose për të ndihmuar pleqtë në mënyra të tjera. Duhet shumë punë që Salla e Mbretërisë të mirëmbahet e të jetë e pastër, prandaj shërbëtorëve të kongregacionit shpesh u kërkohet të kujdesen për këto përgjegjësi.

9 Në disa kongregacione mund të caktohet një shërbëtor kongregacioni për secilën nga këto detyra. Në kongregacione të tjera, një shërbëtor kongregacioni mund të kujdeset për disa caktime. Në disa raste, për një detyrë të caktuar mund të kujdeset më shumë se një shërbëtor kongregacioni. Nëse nuk ka mjaft shërbëtorë kongregacioni që të kujdesen për disa nga këto përgjegjësi, trupi i pleqve mund t’ua caktojë këto punë të nevojshme vëllezërve të tjerë të pagëzuar e shembullorë. Në këtë mënyrë, do të fitojnë përvojë, e cila më vonë do t’u vlejë kur të kualifikohen për t’u emëruar si shërbëtorë kongregacioni. Nëse nuk ka vëllezër, për disa gjëra mund të ndihmojë një motër shembullore, edhe pse natyrisht ajo nuk do të emërohej si shërbëtore kongregacioni. Një individ është shembullor kur sjellja dhe adhurimi i tij janë të denjë për t’u imituar. Është shembull i mirë për të tjerët për sa i përket pranisë në mbledhje, pjesëmarrjes në shërbim, jetës familjare, zbavitjeve që zgjedh, veshjes e paraqitjes, etj.

10 Në kongregacionet ku ka fare pak pleq, shërbëtorëve të aftë të kongregacionit mund t’u kërkohet që të shqyrtojnë me kandidatët për pagëzim pyetjet e pagëzimit që lidhen me çështje doktrinale. Ato gjenden te Shtojca, «Pjesa 1—Bindjet e krishtere». Meqë «Pjesa 2—Jeta e krishterë» trajton çështje delikate personale, duhet shqyrtuar nga një plak.

11 Nëse ka arsye të vlefshme, trupi i pleqve mund ta shohë të dobishme t’i ndryshojë në mënyrë periodike disa caktime nga njëri shërbëtor kongregacioni te tjetri. Por nga ana tjetër, është shumë e dobishme nëse vëllezërit mbajnë të njëjtat caktime për njëfarë kohe, që të fitojnë përvojë e zotësi.

12 Në varësi të rrethanave, mund të ketë edhe përgjegjësi të tjera që mund t’u caktohen atyre shërbëtorëve të kongregacionit, përparimin e të cilëve ‘e shohin qartë të gjithë’. (1 Tim. 4:15) Nëse nuk ka mjaft pleq, një shërbëtor kongregacioni mund të caktohet si ndihmës i një mbikëqyrësi grupi ose në disa raste si shërbëtor grupi, që shërben nën mbikëqyrjen e pleqve. Shërbëtorët e kongregacionit mund të caktohen për të mbajtur ndonjë pjesë në mbledhjen Jeta dhe shërbimi, përfshirë dhe drejtimin e Studimit të Biblës në Kongregacion, nëse është e nevojshme, si dhe për të mbajtur fjalime publike. Mund t’u jepen privilegje të tjera nëse lind ndonjë nevojë e veçantë dhe nëse i plotësojnë kërkesat për atë caktim. (1 Pjet. 4:10) Ata duhet të jenë të gatshëm për të ndihmuar pleqtë.

13 Edhe pse puna e tyre ndryshon nga ajo e pleqve, është përsëri shërbim i shenjtë ndaj Perëndisë dhe e rëndësishme për funksionimin e duhur të kongregacionit. Me kalimin e kohës, nëse shërbëtorët e kongregacionit i kryejnë mirë detyrat dhe kualifikohen për të shërbyer si barinj e mësues, mund të rekomandohen si pleq.

14 Nëse je vëlla në moshën e adoleshencës ose i sapopagëzuar, a po synon të kualifikohesh për t’u bërë shërbëtor kongregacioni? (1 Tim. 3:1) Me kaq shumë njerëz që hyjnë në të vërtetën çdo vit, nevojiten burra të kualifikuar sipas Shkrimeve që të kujdesen për përgjegjësitë në kongregacion. Këtë synim mund ta arrish duke zhvilluar dëshirën për t’i ndihmuar të tjerët. Për këtë të ndihmon meditimi për shembullin e shkëlqyer të Jezuit. (Mat. 20:28; Gjoni 4:6, 7; 13:4, 5) Dëshira do të të rritet ndërsa provon gëzimin që vjen kur jep. (Vep. 20:35) Prandaj dil vullnetar për t’u dhënë ndihmë praktike të tjerëve, për të ndihmuar në mirëmbajtjen e Sallës së Mbretërisë ose për të zëvendësuar ndonjë caktim në mbledhjen Jeta dhe shërbimi. Të synosh këtë privilegj, do të thotë edhe të zhvillosh cilësi të krishtere duke mbajtur një program të mirë të studimit personal. (Psal. 1:1, 2; Gal. 5:22, 23) Për më tepër, një vëlla që ka këtë synim, tregon se është i besueshëm dhe besnik kur i jepen caktime në kongregacion.—1 Kor. 4:2.

15 Shërbëtorët e kongregacionit emërohen nga fryma e shenjtë në dobi të kongregacionit. Të gjithë në kongregacion tregojnë çmueshmërinë për punën e palodhur të shërbëtorëve të kongregacionit duke bashkëpunuar me ta ndërsa kujdesen për detyrat e caktuara. Në këtë mënyrë kongregacioni do të tregojë çmueshmëri për masën që ka marrë Jehovai, që gjithçka në kongregacionin e krishterë të bëhet me rregull.—Gal. 6:10.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo