BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • rk pjesa 7 f. 18-19
  • Çfarë premtoi Perëndia nëpërmjet profetëve?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çfarë premtoi Perëndia nëpërmjet profetëve?
  • Të kesh vërtet besim—Çelësi për një jetë të lumtur
  • Material i ngjashëm
  • Bibla—Plotësisht e harmonishme
    Bibla—Fjala e Perëndisë apo e njerëzve?
  • Cili është qëllimi i Perëndisë për njerëzimin?
    A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë?
  • Perëndia merr masa të çlirojë njerëzimin
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Fara e gjarprit: si demaskohet?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
Shih më tepër
Të kesh vërtet besim—Çelësi për një jetë të lumtur
rk pjesa 7 f. 18-19

PJESA 7

Çfarë premtoi Perëndia nëpërmjet profetëve?

PROFETËT e lashtë tregonin besim te Perëndia. Ata i besonin premtimet e tij dhe e ndërtuan jetën rreth tyre. Çfarë përfshinin ato premtime?

Menjëherë pasi Adami dhe Eva u rebeluan në Eden, Perëndia premtoi se do të caktonte dikë që do t’i shtypte kokën «gjarprit», i cili përfaqësonte ‘dragoin e madh, gjarprin e hershëm, që quhet Djall dhe Satana’, e do ta shkatërronte përgjithmonë. (Zanafilla 3:​14, 15; Zbulesa 12:​9, 12) Pra, profetët po pritnin dikë që do të vinte t’i ndihmonte. Kush do të ishte ai?

Rreth 2.000 vjet pasi dha profecinë e parë, Jehovai i premtoi profetit Abraham se Ai që duhej të vinte, do të ishte një pasardhës i tij. Perëndia i tha Abrahamit: «Me anë të farës [pasardhjes] sate do të arrijnë të marrin bekime të gjitha kombet e tokës, falë faktit që ti e dëgjove zërin tim.»​​—Zanafilla 22:18.

Në vitin 1473 p.e.s, Perëndia i dha profetit Moisi informacione të tjera për ‘farën’. Moisiu u tha bijve të Izraelit: «Jehovai, Perëndia juaj, do t’ju japë një profet si unë nga gjiri juaj, nga vëllezërit tuaj​—atë duhet të dëgjoni.» (Ligji i përtërirë 18:15) Ashtu si Moisiu, ky profet do të vinte nga fëmijët e Abrahamit.

Ky profet do të ishte edhe pasardhës i mbretit David e do të bëhej edhe ai mbret i madh. Perëndia i premtoi mbretit David: «Unë do të nxjerr pas teje një pasardhës [dhe] do ta bëj të patundur fronin e mbretërisë së tij përgjithnjë.» (2 Samuelit 7:​12, 13) Perëndia zbuloi gjithashtu se ky pasardhës i Davidit do të quhej «Princ i Paqes» dhe shtoi: «Sundimi i tij i madh princëror dhe paqja nuk do të kenë fund në fronin e Davidit dhe në mbretërinë e tij, që ajo të vendoset patundshmërisht dhe të qëndrojë me anë të drejtësisë dhe veprave të drejta që tani e në përjetësi.» (Isaia 9:​6, 7) Po, ky Udhëheqës i drejtë do të rivendoste paqe dhe drejtësi në mbarë botën. Por, kur do të vinte ai?

Abrahami, Moisiu, Davidi, Jezui dhe fara e premtuar duke shtypur kokën e gjarprit

‘Fara’ e premtuar . . . do të vinte nga Abrahami, do të ishte një profet si Moisiu, do të vinte nga pasardhësit e Davidit, do të vinte në vitin 29 të e.s., do të shtypte gjarprin, Satanain

Më vonë, engjëlli Gabriel i tha profetit të Perëndisë, Danielit: «Ti duhet ta dish e të kesh gjykim të thellë, se që nga dalja e fjalës për të restauruar dhe për të rindërtuar Jerusalemin deri te Mesia, Udhëheqësi, do të kalojnë shtatë javë, si edhe gjashtëdhjetë e dy javë.» (Danieli 9:25) Këto 69 javë ishin 69 grupe vitesh, me nga 7 vjet secili grup, dhe përbënin gjithsej 483 vjet. Shtriheshin nga viti 455 p.e.s., deri në vitin 29 të e.s.a

A erdhi vërtet në vitin 29 të e.s., Mesia, domethënë ‘fara’ e shumëpritur dhe profeti që do të ishte si Moisiu? Le të shohim.

a Shih pikën 2 të Shtojcës në faqen 255 të librit Gëzoje jetën përgjithmonë, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.

Si do të përgjigjeshe?

  • Çfarë do t’i bëjë Satanait ‘fara’ që iu premtua Abrahamit?

  • Çfarë premtoi Perëndia nëpërmjet Moisiut?

  • Çfarë mësoi Davidi për ‘farën’?

  • Çfarë i tha engjëlli Gabriel Danielit?

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo