BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • rk pjesa 8 f. 20-21
  • Shfaqet Mesia

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Shfaqet Mesia
  • Të kesh vërtet besim—Çelësi për një jetë të lumtur
  • Material i ngjashëm
  • Vjen Mesia
    Bibla: Cili është mesazhi i saj?
  • Ata pritnin Mesinë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Një engjëll viziton Marinë
    Libri im i tregimeve biblike
  • Lindja e Jezuit: Si sjell paqe?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
Shih më tepër
Të kesh vërtet besim—Çelësi për një jetë të lumtur
rk pjesa 8 f. 20-21

PJESA 8

Shfaqet Mesia

MË SHUMË se 500 vjet pasi Danieli dha profecinë, engjëlli i Perëndisë, Gabrieli, iu shfaq një virgjëreshe të re me emrin Mari, një pasardhëse e mbretit David. Gabrieli i tha asaj: «Tungjatjeta, o ti që ke gjetur shumë hir, Jehovai është me ty!» (Luka 1:28) Por Maria ishte e frikësuar. Çfarë do të thoshte përshëndetja e Gabrielit?

Engjëlli Gabriel i shfaqet Marisë

Gabrieli i tha Marisë se ajo do të lindte Mesinë

«Mos ki frikë, Mari, sepse ke gjetur hir nga Perëndia. Ti do të mbetesh shtatzënë, do të lindësh një djalë dhe do t’ia vësh emrin Jezu,​—shpjegoi Gabrieli.—​Perëndia Jehova do t’i japë fronin e Davidit, të atit, . . . dhe mbretëria e tij s’do të ketë fund.» (Luka 1:​30-33) Ç’lajm i mrekullueshëm! Maria do të lindte Mesinë, ‘farën’ e shumëpritur!

Rreth nëntë muaj më pas, lindi Jezui në Betlehem. Atë natë, një engjëll u tha barinjve vendës: «Unë po ju shpall lajmin e mirë për një gëzim të madh . . . sepse sot, në qytetin e Davidit, ju lindi një Shpëtimtar, që është Krisht, Zotëria.» (Luka 2:​10, 11) Më vonë, familja e Jezuit u transferua në Nazaret, ku ai u rrit.

Në vitin 29 të e.s.​—pikërisht në vitin kur duhej të shfaqej Mesia—​Jezui filloi të shërbente si profet i Perëndisë, kur ishte «rreth tridhjetë vjeç». (Luka 3:23) Shumë njerëz kuptuan se atë e kishte dërguar Perëndia. Ata thanë: «Mes nesh ka dalë një profet i madh.» (Luka 7:​16, 17) Por, çfarë u mësonte Jezui njerëzve?

Jezui i mësonte njerëzit ta donin dhe ta adhuronin Perëndinë: Ai deklaroi: «Jehovai, Perëndia ynë, është një Jehova, dhe duaje Jehovain, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë mendjen tënde dhe me gjithë forcën tënde.» (Marku 12:​29, 30) Gjithashtu, tha: «Jehovain, Perëndinë tënd, adhuro dhe vetëm atij bëji shërbim të shenjtë.»​—Luka 4:8.

Jezui i nxiste njerëzit të donin njëri-tjetrin: «Duaje të afërmin tënd si veten»,​—tha ai. (Marku 12:31) Po ashtu, tha: «Gjithçka që dëshironi të bëjnë të tjerët për ju, bëjeni edhe ju për ta. Kjo është, në të vërtetë, domethënia e Ligjit dhe e fjalëve të profetëve.»​—Mateu 7:12.

Jezui u fliste me zell të tjerëve për Mbretërinë e Perëndisë: ‘Duhet të shpall lajmin e mirë për mbretërinë e Perëndisë, sepse për këtë u dërgova’,​—tha ai. (Luka 4:43) Pse Mbretëria e Perëndia është kaq e rëndësishme?

Shkrimet mësojnë se Mbretëria e Perëndisë është një qeveri qiellore që do të sundojë mbi tokën. Jezui, Mesia, është Mbreti i emëruar nga Perëndia. Profeti Daniel paratha se në qiell Perëndia do t’i jepte Mesisë «sundim, lavdi dhe mbretëri». (Danieli 7:14) Kjo Mbretëri do të vendosë Parajsën në mbarë tokën dhe do t’i shpërblejë shërbëtorët e Perëndisë me jetën e përhershme. A nuk është ky lajmi më i mirë që mund të ekzistojë?

Si do të përgjigjeshe?

  • Çfarë i tha Marisë Gabrieli, engjëlli i Perëndisë?

  • Cila profeci u përmbush në vitin 29 të e.s.?

  • Çfarë u mësonte Jezui njerëzve?

  • Ç’është Mbretëria e Perëndisë dhe çfarë do të bëjë ajo?

Jezui mëson një turmë

Kush është Jezui, Mesia?

Fjalët «Mesia» dhe «Krishti» do të thonë që të dyja «i Mirosuri», pra ai që është emëruar në një pozitë nga Perëndia. Perëndia i dha jetë Jezuit, Mesisë. Me anë të një mrekullie të madhe, ai bëri që Jezui të lindte nga Maria pa një baba njerëzor.

Pse kaq shumë njerëz kishin besim te Jezui? Ja vetëm disa arsye:

  • ai i bazonte mësimet e tij te Shkrimet e Shenjta.

  • mësimet dhe shembulli i tij tërhiqnin njerëzit që donin të vërtetën dhe drejtësinë.

  • kreu shumë mrekulli me anë të fuqisë së Perëndisë.

  • përmbushi shumë profeci të dokumentuara në Shkrimet e Shenjta.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo