BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • rk pjesa 6 f. 15-17
  • Cili është qëllimi i Perëndisë për tokën?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Cili është qëllimi i Perëndisë për tokën?
  • Të kesh vërtet besim—Çelësi për një jetë të lumtur
  • Material i ngjashëm
  • Edeni
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Cili është qëllimi i Perëndisë për tokën?
    Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?
  • Ku ndodhet parajsa që përmendet në Bibël?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Pse duhet të të interesojë Edeni?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
Shih më tepër
Të kesh vërtet besim—Çelësi për një jetë të lumtur
rk pjesa 6 f. 15-17

PJESA 6

Cili është qëllimi i Perëndisë për tokën?

PERËNDIA e krijoi tokën që të ishte shtëpia e përsosur e njerëzimit. Fjala e tij thotë: «Qiejt janë të Jehovait, kurse tokën ua ka dhënë bijve të njerëzve.»​—Psalmi 115:16.

Para se të krijonte njeriun e parë, Adamin, Perëndia zgjodhi një pjesë të vogël të tokës, të quajtur Eden, dhe atje mbolli një kopsht të bukur. Shkrimet thonë se lumenjtë Eufrat dhe Tigër (Hidekel) buronin në Eden.a Mendohet se kopshti i Edenit ndodhej në atë që sot është zona lindore e Turqisë. Po, kopshti i Edenit ekzistonte vërtet në tokë!

Perëndia e krijoi Adamin dhe e vendosi në kopshtin e Edenit «që ta punonte e të kujdesej për të». (Zanafilla 2:15) Më vonë, ai krijoi një grua për Adamin​—Evën. Perëndia e urdhëroi çiftin: «Jini të frytshëm, shumohuni dhe mbusheni tokën e sundojeni.» (Zanafilla 1:28) Sigurisht, Perëndia «nuk e krijoi më kot [tokën], por e formoi që të banohej».​—Isaia 45:18.

Mirëpo, Adami dhe Eva u rebeluan kundër Perëndisë duke shkelur me dashje ligjin e tij. Si rrjedhim, Perëndia i dëboi nga kopshti i Edenit. Njerëzit e humbën Parajsën. Dëmi i shkaktuar nga mëkati i Adamit solli pasoja të mëtejshme. Shkrimet thonë: «Ashtu si mëkati hyri në botë nëpërmjet një njeriu të vetëm, dhe vdekja nëpërmjet mëkatit, ashtu edhe vdekja u përhap në të gjithë njerëzit, sepse të gjithë kishin mëkatuar.»​—Romakëve 5:12.

A hoqi dorë Jehovai nga qëllimi i tij fillestar, pra që toka të bëhej një parajsë ku të banonin njerëz të lumtur? Jo! Perëndia thotë: «Fjala që del nga goja ime, nuk do të kthehet prapë tek unë pa dhënë fryt. Përkundrazi, do ta bëjë atë që më pëlqen dhe do ta kryejë patjetër atë për të cilën e dërgova.» (Isaia 55:11) Parajsa do të rivendoset në tokë!

Si do të jetë jeta në Parajsë? Shqyrto disa premtime nga Shkrimet, që tregohen në dy faqet vijuese.

a Zanafilla 2:​10-14 thotë: «Nga Edeni dilte një lumë që ujiste kopshtin, dhe nga atje ai ndahej në katër degë. Emri i së parës është Pishon. . . . Emri i lumit të dytë është Gihon. . . . Emri i lumit të tretë është Hidekel [ose Tigër]. Ky shkon në lindje të Asirisë. Ndërsa lumi i katërt është Eufrati.» Vendndodhja dhe identiteti i dy lumenjve të parë nuk dihet.

Si do të përgjigjeshe?

  • Cili ishte qëllimi që kishte në fillim Perëndia për tokën dhe njeriun?

  • Si e dimë se Perëndia do ta përmbushë atë qëllim?

Njerëz në Parajsë

Një Parajsë e ardhshme në tokë

Të vdekurit do të ringjallen: «Të gjithë ata që janë në varre, do ta dëgjojnë zërin e tij dhe do të dalin.»​—Gjoni 5:28, 29.

Nuk do të ketë më pleqëri, sëmundje ose vdekje: «Asnjë banor nuk do të thotë: ‘Jam sëmurë.’» (Isaia 33:24) Perëndia «do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre. Nuk do të ketë më vdekje. As vajtim, as klithmë, as dhembje nuk do të ketë më».​—Zbulesa 21:4.

Do të ketë ushqim të mirë me bollëk: «Toka do të japë prodhimin e saj. Perëndia, Perëndia ynë, do të na bekojë.»​—Psalmi 67:6.

Do të ketë shtëpi të mira dhe punë të kënaqshme: «Ata do të ndërtojnë shtëpi e do të banojnë në to. . . . Të zgjedhurit e mi do të nxjerrin dobi të plotë nga vepra e duarve të tyre.»​—Isaia 65:21, 22.

Nuk do të ketë më luftëra, krime ose dhunë: Jehovai «i pushon luftërat deri në skaj të dheut». (Psalmi 46:9) «Të ligjtë do të shfarosen nga toka.»​—Proverbat 2:22.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo