SI TË PËRBALLOSH RRITJEN E ÇMIMEVE
Shpreso se gjërat do të përmirësohen
A është kostoja e jetesës në vendin ku jeton më e lartë se të ardhurat e tua? A je në merak si të sigurosh bukën e gojës për veten dhe familjen? Nëse po, mbase e ardhmja të duket e pasigurt. Megjithatë, edhe në këto rrethana të vështira, ke një pasuri shumë të vyer, shpresën.
PSE KA RËNDËSI
Njerëzit që kanë shpresë, nuk kanë thjesht dëshirën që t’u ndodhin gjëra të mira. Ata gjejnë edhe forcën për të vepruar dhe për të bërë më të mirën brenda situatave që përjetojnë. Për shembull, studimet tregojnë se ata që kanë shpresë . . .
kanë prirjen të jenë më të qëndrueshëm
e kanë më të lehtë të përshtaten
marrin vendime më të mençura, që i ndihmojnë të jenë më të shëndetshëm dhe të bëjnë një jetë më të mirë
ÇFARË MUND TË BËSH
Së pari, shqyrto si mund të të ndihmojë Bibla sot. Në Bibël do të gjesh këshilla praktike që do të të ndihmojnë të përballosh rritjen e çmimeve. Përveç të tjerave, këto këshilla ta bëjnë më të lehtë që ta kesh nën kontroll jetën dhe të kapërcesh vështirësitë e së ardhmes.
Së dyti, shqyrto çfarë thotë Bibla për të ardhmen. Kur kupton vlerën e mençurisë së Biblës, do të nxitesh të mësosh më shumë se çfarë thotë ky libër për të ardhmen. Për shembull, do të mësosh se Perëndia jo vetëm dëshiron që të kesh «një të ardhme plot shpresë», por ka marrë edhe masat për ta realizuar këtë. (Jeremia 29:11) E gjitha kjo do të bëhet e mundur falë Mbretërisë së Perëndisë.
ÇFARË ËSHTË MBRETËRIA E PERËNDISË DHE ÇFARË DO TË BËJË AJO?
Mbretëria e Perëndisë është një qeveri që do të ketë kontroll mbi gjithë tokën. (Danieli 2:44; Mateu 6:10) Duke qeverisur nga qielli, do t’u japë fund vuajtjeve dhe varfërisë, e do të sjellë paqe dhe të mira me bollëk, siç tregojnë edhe shkrimet vijuese.
Miliona njerëz u besojnë këtyre premtimeve, sepse janë të bindur që Perëndia «nuk mund të gënjejë». (Titit 1:2) Pse të mos e shqyrtosh vetë në Bibël këtë? Shpresa që ofron Bibla mund të të japë forcë të brendshme që të përballosh vështirësitë ekonomike dhe ta presësh të ardhmen me besim.