BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g20 nr. 3 f. 10-11
  • Zgjero rrethin e miqve

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Zgjero rrethin e miqve
  • Zgjohuni!—2020
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Problemi
  • Parim nga Bibla
  • Si ndihmon zgjerimi i rrethit të miqve
  • Çfarë mund të bësh
  • Ata shembën barrierat e paragjykimit
    Zgjohuni!—2020
  • Trego dashuri
    Zgjohuni!—2020
  • A duhet ta zgjeroj rrethin e miqve?
    Të rinjtë pyesin
  • Të plotësojmë dëshirën e zjarrtë për miqësi
    Zgjohuni!—2004
Shih më tepër
Zgjohuni!—2020
g20 nr. 3 f. 10-11
Katër gra të racave dhe formimeve të ndryshme po bisedojnë e po qeshin ndërkohë që fëmijët luajnë në park.

Zgjero rrethin e miqve

Problemi

Nëse izolohemi nga njerëzit që i shohim me sy negativ, ka mundësi që t’i përforcojmë paragjykimet. E nëse kemi miq vetëm njerëzit që janë si ne, mund të arrijmë në përfundimin se mënyra si mendojmë, si ndihemi e si veprojmë, është e vetmja mënyrë e duhur.

Parim nga Bibla

«Hapini plotësisht dyert e zemrës.»—2 KORINTASVE 6:13.

Çfarë do të thotë? Fjala «zemër» nënkupton emocionet tona. Nëse u tregojmë përzemërsi vetëm njerëzve që janë si ne, zemra jonë ngushtohet. Për të shmangur këtë problem, duhet të jemi me mendje të hapur që të lidhim miqësi me njerëz që nuk janë si ne.

Si ndihmon zgjerimi i rrethit të miqve

Kur i njohim personalisht të tjerët, fillojmë të kuptojmë pse i bëjnë gjërat ndryshe nga ne. E sa më shumë afrohemi, as që e vëmë re që u përkasin një grupi tjetër. Fillojmë t’i vlerësojmë më shumë, dhe gëzimet e hidhërimet e tyre bëhen tonat.

Të shohim shembullin e Naziresë, që dikur i paragjykonte imigrantët. Ajo tregon çfarë e ndihmoi: «Punoja e kaloja kohë me ta. Takova njerëz që ishin krejt ndryshe nga ajo që thuhej për ta në komunitet. Një herë që bën miq njerëz të kulturave të ndryshme, mëson të mos i kategorizosh në stereotipe dhe fillon t’i duash e t’i vlerësosh për atë që janë.»

Mos harro

Disa njerëz zgjedhin një stil jetese dhe zakone që i dëmtojnë ata vetë dhe të tjerët. Prandaj duhet të jemi përzgjedhës kur zgjerojmë rrethin e miqve. Kur shmang shoqërinë e njerëzve të pandershëm dhe imoralë, nuk do të thotë se ke paragjykime. Ndonëse nuk duhet t’u bësh keq njerëzve që shkelin standardet e tua morale dhe t’ua privosh të drejtat, është e mençur të mos i kesh në rrethin e miqve.—Proverbat 13:20.

Çfarë mund të bësh

Krijo mundësi për t’u folur njerëzve të një vendi, etnie ose gjuhe tjetër. Mund:

  • T’i pyetësh pak për veten.

  • T’i ftosh për një vakt.

  • T’i dëgjosh kur flasin për veten dhe të kuptosh çfarë është e rëndësishme për ta.

Nëse përpiqesh të kuptosh si ua kanë formuar personalitetin rrethanat në jetë, do të fillosh t’i shohësh me sy pozitiv njerëzit e atij grupi.

Eksperiencë reale: Kandasami dhe Sokamaha (Kanada)

«U rritëm në Afrikën e Jugut gjatë aparteidit. Njerëz të racave të ndryshme duhej të jetonin në komunitete të ndara, e kjo ushqeu shumë paragjykim mes njerëzve të racave të ndryshme. Ne s’ishim të bardhë dhe i kishim zët të bardhët, ngaqë disa prej tyre na kishin trajtuar si inferiorë. Në atë kohë nuk mendonim se kishim paragjykime, por se ishim viktima të paragjykimit.

Që të ndryshonim qëndrim, morëm iniciativën të zgjeronim rrethin e miqve me njerëz të prejardhjeve të ndryshme. Ndërsa kalonim kohë me të bardhët, vumë re se në të vërtetë na ndanin fare pak gjëra. Të gjithë kalojmë rrethana dhe probleme të ngjashme.

Madje strehuam një çift të bardhë në shtëpi për goxha kohë. Kështu i njohëm më mirë dhe s’kaloi shumë e filluam ta konsideronim njëri-tjetrin si miq të barabartë. Si rezultat, po i shihnim të bardhët me sy më pozitiv.»

Vëllezër të vërtetë

Xhoni dhe Gideoni duke përshëndetur fëmijë jashtë një Salle Mbretërie të Dëshmitarëve të Jehovait.

Edhe pse u përkisnin racave dhe bindjeve të ndryshme politike, Xhoni dhe Gideoni u bënë miq të ngushtë.

Shihni videon Xhoni dhe Gideoni: Dikur armiq, tani vëllezër. Kërkoje titullin e videos në jw.org.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo