BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g18 nr. 2 f. 14
  • 11—Papërtueshmëria

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • 11—Papërtueshmëria
  • Zgjohuni!—2018
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • ÇFARË DO TË THOTË
  • PSE KA RËNDËSI
  • Ç’MUND TË BËSH
  • Si të kënaqesh kur punon fort
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Puna
    Zgjohuni!—2015
  • Gëzo frytin e mundit tënd
    ‘Ruaj veten në dashurinë e Perëndisë’
  • Si të kultivojmë një pikëpamje të ekuilibruar për punën?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
Shih më tepër
Zgjohuni!—2018
g18 nr. 2 f. 14
Një e re duke vrapuar

Të mësosh të punosh pa u lodhur ngjan me stërvitjen; të sjell dobi tani dhe në të ardhmen

PËR TË RINJTË

11—Papërtueshmëria

ÇFARË DO TË THOTË

Kush është i papërtuar, nuk i bën bisht punës. Përkundrazi, i pëlqen të punojë me mish e me shpirt për të siguruar nevojat personale e për të ndihmuar të tjerët—edhe nëse puna që bën, nuk shihet si kushedi se çfarë.

PSE KA RËNDËSI

Të pëlqen ose jo, jeta është plot përgjegjësi. Në një botë ku shumë njerëz s’e kanë fare me qejf të punojnë pa u lodhur, papërtueshmëria të jep avantazh.—Eklisiastiu 3:13.

«Kam provuar se puna e palodhur të bën krenar e të kënaq. Kjo ndjenjë kënaqësie më ka nxitur ta dua punën. Një etikë e mirë pune të ndihmon të krijosh edhe një reputacion të mirë.»—Rejoni.

PARIMI BIBLIK: «Çdo punë e palodhur sjell dobi.»—Proverbat 14:23

Ç’MUND TË BËSH

Zhvillo një pikëpamje pozitive për punën, duke ndjekur hapat e mëposhtëm.

Ndihu krenar kur mëson ta bësh mirë një punë. Qoftë nëse merresh me punët e shtëpisë, me detyrat e shkollës ose nëse je duke punuar, përfshihu plotësisht. Njëherë që ia merr dorën një pune, kërko mënyra për t’u përmirësuar, duke u përpjekur ta bësh më shpejt ose më mirë. Sa më i aftë të bëhesh, aq më shumë gëzim do të gjesh në punë.

PARIMI BIBLIK: «A ke parë një njeri të zotin në punën e tij? Ai do të zërë vend para mbretërve, dhe jo para njerëzve të zakonshëm.»—Proverbat 22:29.

Zgjero këndvështrimin. Thuajse në çdo rast, kur i përmbush mirë përgjegjësitë, u sjell dobi edhe të tjerëve. Për shembull, kur i bën punët e shtëpisë pa përtesë, ua lehtëson barrën edhe pjesëtarëve të familjes.

PARIMI BIBLIK: «Ka më shumë lumturi të japësh se të marrësh.»—Veprat 20:35.

Bëj më tepër nga ç’të kërkohet. Në vend që të mjaftohesh vetëm me minimumin, përpiqu të bësh më tepër nga ç’të kërkohet. Kështu, e ke ti në dorë jetën tënde—po bën më shumë, jo sepse s’ke nga t’ia mbash, por ngaqë e zgjedh vetë.—Mateu 5:41.

PARIMI BIBLIK: «Këtë të mirë të mos e bësh me detyrim, por me vullnet të lirë.»—Filemonit 14.

Ji i ekuilibruar. Njerëzit e papërtuar nuk janë as dembelë, as maniakë të punës. Synimi i tyre është të gjejnë ekuilibrin, duke u kënaqur si me punën e palodhur, edhe me pushimin.

PARIMI BIBLIK: «Është më mirë të kesh një grusht me pushim, sesa dy grushte me mund dhe të rropatesh pas erës.»—Eklisiastiu 4:6.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo