BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g18 nr. 2 f. 13
  • 10—Besueshmëria

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • 10—Besueshmëria
  • Zgjohuni!—2018
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • ÇFARË DO TË THOTË
  • PSE KA RËNDËSI
  • Ç’MUND TË BËSH
  • Si të fitoj besimin e prindërve?
    Të rinjtë pyesin
  • Pse prindërit s’kanë besim tek unë?
    Zgjohuni!—2008
  • Besimi—Shumë i rëndësishëm për një jetë të lumtur
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
  • Si të kem më shumë liri?
    Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike, Vëllimi 1
Shih më tepër
Zgjohuni!—2018
g18 nr. 2 f. 13
Një e re bën një pagesë në bankë

T’u bindesh prindërve është si të paguash një borxh në bankë; sa më i besueshëm të tregohesh, aq më shumë besim (kredi) do të të jepet

PËR TË RINJTË

10—Besueshmëria

ÇFARË DO TË THOTË

Njerëzit e besueshëm fitojnë besimin e prindërve, të miqve dhe të punëdhënësve të tyre. Ata u përmbahen rregullave, e mbajnë fjalën dhe thonë gjithnjë të vërtetën.

PSE KA RËNDËSI

Gati në çdo rast, besimi që ke fituar me kalimin e kohës nga të tjerët, do të ndikojë drejtpërdrejt te liria që do të marrësh.

«Mënyra më e mirë për të fituar besimin e prindërve është t’u japësh prova se je i matur e i përgjegjshëm, jo vetëm kur je me ta, por edhe kur je vetëm.»—Saraja.

PARIMI BIBLIK: «Vazhdoni të provoni çfarë jeni ju vetë.»—2 Korintasve 13:5.

Ç’MUND TË BËSH

Nëse dëshiron që të të besojnë më shumë ose të rifitosh besimin e humbur, hapat e mëposhtëm mund të të ndihmojnë.

Ji i ndershëm. Njerëzit do ta humbin shpejt besimin te ti, nëse thua gënjeshtra. Nga ana tjetër, kur je i ndershëm dhe nuk i fsheh gabimet, mund të fitosh besimin e të tjerëve.

«Është e lehtë të jesh i ndershëm kur gjërat shkojnë mirë. Ama, po të jesh i ndershëm për diçka që të nxjerr keq në sytë e të tjerëve, do të fitosh më shumë besimin e tyre.»—Kajmani.

PARIMI BIBLIK: «Duam të sillemi me ndershmëri në çdo gjë.»—Hebrenjve 13:18.

Ji i besueshëm. Sipas një sondazhi në SHBA, 78% e specialistëve të burimeve njerëzore thanë se, besueshmëria «është një nga tri cilësitë kryesore për të fituar një vend pune». Nëse mëson të jesh i besueshëm që tani, do të nxjerrësh dobi në të ardhmen.

«Prindërit e vënë re kur jam e përgjegjshme dhe bëj punët e shtëpisë edhe pa më ndenjur mbi kokë. Sa më tepër e marr vetë iniciativën, aq më tepër më besojnë.»—Sara.

PARIMI BIBLIK: «Jam i sigurt se do ta marrësh parasysh kërkesën time, . . . sepse e di se do të bësh edhe më shumë nga ç’të kam kërkuar.»—Filemonit 21.

Ji i duruar. Ndryshe nga rritja fizike, që bie në sy menjëherë, shpesh duhet më shumë kohë që të tjerët të kuptojnë se je bërë më i pjekur dhe më i përgjegjshëm.

«Nuk e fiton dot besimin e prindërve dhe të të tjerëve thjesht që me herën e parë. Mund ta fitosh gradualisht duke u treguar vazhdimisht i përgjegjshëm.»—Brendoni.

PARIMI BIBLIK: «Vishuni me . . . durim.»—Kolosianëve 3:12.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo