BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g18 nr. 2 f. 11
  • 8—Shembulli

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • 8—Shembulli
  • Zgjohuni!—2018
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • ÇFARË DO TË THOTË
  • PSE KA RËNDËSI
  • Ç’MUND TË BËSH
  • A mund të të ndihmojë Bibla për t’i edukuar fëmijët?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
  • Prindër, ndihmojini fëmijët ta duan Jehovain
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për studim)
  • Si t’i mësojmë fëmijët për Perëndinë?​—Ç’metoda janë më të mirat?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Prindër, stërvitini me dashuri fëmijët
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
Shih më tepër
Zgjohuni!—2018
g18 nr. 2 f. 11
Një vajzë ndjek gjurmët që ka lënë i ati në borë

Ç’lloj modeli po u lë fëmijëve?

PËR PRINDËRIT

8—Shembulli

ÇFARË DO TË THOTË

Prindërit lënë shembullin duke zbatuar gjërat që u mësojnë fëmijëve. Për shembull, mos prit që djali të tregojë të vërtetën nëse të ka dëgjuar fjalët «thuaji se nuk jam në shtëpi» kur s’ke qejf të takosh dikë që të ka trokitur në derë.

«Një shprehje e njohur thotë: ‘Bëj si them unë, por mos bëj si bëj unë.’ Por, kjo mënyrë nuk funksionon me fëmijët. Ata janë si sfungjerë që thithin çdo fjalë a veprim tonin. Dhe, nëse nuk i bëjmë vetë gjërat që përpiqemi t’u mësojmë, do të na i përmendin.»—Davidi.

PARIMI BIBLIK: «Ti që predikon ‘mos vidh’, vjedh për vete?!»—Romakëve 2:21.

PSE KA RËNDËSI

Prindërit ndikojnë te fëmijët, e madje edhe tek adoleshentët, më tepër se kushdo tjetër—përfshirë bashkëmoshatarët. Kjo do të thotë se je në pozitën më të mirë për t’i drejtuar fëmijët në rrugën e duhur, sigurisht, me kusht që t’i zbatosh edhe vetë ato që u mëson.

«Mbase ia themi një gjë fëmijës 100 herë dhe dyshojmë nëse po na dëgjon apo jo. Ama, një herë të mos i bëjmë vetë gjërat që themi, fëmija do të na e përmendë. Atyre s’u shpëton gjë, edhe kur ne mendojmë se nuk e kanë mendjen.»—Nikola.

PARIMI BIBLIK: «Mençuria nga lart . . . nuk është hipokrite.»—Jakovi 3:17.

Ç’MUND TË BËSH

Shqyrto standardet e tua. Çfarë shikon ti për t’u zbavitur? Si sillesh me bashkëshortin dhe me fëmijët? Çfarë miqsh ke? A mendon për të tjerët? Me pak fjalë, a je ai lloj personi që dëshiron të bëhen fëmijët e tu?

«Unë dhe burri nuk u kërkojmë fëmijëve të jetojnë sipas një standardi që s’e ndjekim vetë.»—Kristina.

Kërko falje kur gabon. Fëmijët e tu e dinë se nuk je i përsosur. Ndaj, nëse u thua «më fal» kur bën një gabim—si bashkëshortit edhe fëmijëve—po jep një mësim të çmuar për ndershmërinë dhe përulësinë.

«Është e domosdoshme që fëmijët të dëgjojnë se i pranojmë gabimet dhe se kërkojmë falje për to. Po s’e bëmë këtë, vetëm sa po u mësojmë t’i fshehin gabimet e tyre.»—Robina.

Si prindër, ndikojmë te fëmijët më shumë se kushdo tjetër, dhe mjeti më i shkëlqyer që kemi është shembulli ynë, pasi mund ta vërejnë kurdo. Është si një libër gjithmonë i hapur, nga i cili mund të mësojnë.»—Uendëlli.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo