BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g18 nr. 2 f. 5
  • 2—Bashkëpunimi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • 2—Bashkëpunimi
  • Zgjohuni!—2018
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • ÇFARË DO TË THOTË
  • PSE KA RËNDËSI
  • Ç’MUND TË BËSH
  • Sekreti 3: Bashkëpunimi si skuadër
    Zgjohuni!—2009
  • Si të bësh kompromis
    Zgjohuni!—2014
  • Kur pikëpamjet ndryshojnë
    Ndihmë për familjen
  • «Martesa të nderohet»
    ‘Ruaj veten në dashurinë e Perëndisë’
Shih më tepër
Zgjohuni!—2018
g18 nr. 2 f. 5
Një çift që bashkëpunojnë si piloti dhe ndihmëspiloti në kabinën e pilotimit

Bashkëpunimi nënkupton se ju jeni piloti dhe ndihmëspiloti i të njëjtit avion

PËR ÇIFTET

2—Bashkëpunimi

ÇFARË DO TË THOTË

Kur në martesë ka bashkëpunim, burri dhe gruaja janë si piloti dhe ndihmëspiloti i të njëjtit avion. Edhe kur lindin vështirësi, secili mendon «ne», jo «unë».

PARIMI BIBLIK: «Nuk janë më dy, por një mish i vetëm.»—Mateu 19:6.

«Në martesë nuk mund të jesh solist. Si burri, edhe gruaja duhet të bashkëpunojnë që ta bëjnë martesën të suksesshme.»—Kristoferi.

PSE KA RËNDËSI

Kur lind një konflikt, bashkëshortët që nuk janë një skuadër, priren të gjejnë fajtorin e jo të zgjidhin problemin. Vogëlsirat kthehen në pengesa gjigante.

«Bashkëpunimi është thelbi i martesës. Nëse unë dhe burri nuk do të ishim skuadër, do të ishim si shokë dhome në vend se shokë jete—dy persona që jetojnë së bashku, por që, kur bëhet fjalë për vendime me peshë, secili është për hesap të vet.»—Aleksandra.

Ç’MUND TË BËSH

ANALIZO VETEN

  • A mendoj se paratë që fitoj, janë «të miat»?

  • A kam nevojë të jem larg bashkëshortit që të çlodhem plotësisht?

  • A i shmang të afërmit e bashkëshortit, ndonëse është shumë i lidhur me ta?

FOL ME BASHKËSHORTIN

  • Në ç’aspekt(e) të martesës bashkëpunojmë si skuadër?

  • Në ç’aspekt(e) mund të përmirësojmë?

  • Çfarë hapash mund të marrim që të bashkëpunojmë më mirë?

SUGJERIME

  • Imagjino sikur në një lojë tenisi ke si kundërshtar bashkëshortin. Si mendon, ç’gjëra praktike mund të bësh që të jeni në një skuadër?

  • Në vend që të mendosh «si të fitoj», mendo «si të fitojmë».

«Mos u përpiq të gjesh kush ka të drejtë. Kjo nuk vlen aq sa paqja dhe uniteti në martesë.»—Etani.

PARIMI BIBLIK: ‘Mos kërkoni vetëm interesat tuaja, por edhe të të tjerëve.’—Filipianëve 2:3, 4.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo