BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 1/11 f. 6
  • Pse ka dështuar feja?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pse ka dështuar feja?
  • Zgjohuni!—2011
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Të përçarë nga feja
  • Feja në politikë
  • Një përzierje eksplozive
  • A do të sjellë feja ndonjëherë paqe?
    Zgjohuni!—2011
  • Si kanë hedhur baltë mbi reputacionin e Perëndisë fetë e rreme?
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • Fesë së rreme po i vjen fundi!
    Fesë së rreme po i vjen fundi!
  • Si mund ta gjej fenë e vërtetë?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
Shih më tepër
Zgjohuni!—2011
g 1/11 f. 6

Pse ka dështuar feja?

TË THUASH se feja është shkaktarja kryesore për të gjitha konfliktet, do të thotë se nuk do të kishte luftëra po të mos ekzistonte feja. A është vërtet kështu? A mund t’i eliminojmë luftërat nëse thjesht eliminojmë fenë? Sido që të përgjigjeni, një gjë është e pamohueshme: feja nuk e ka bashkuar njerëzimin. Le të shohim disa nga arsyet pse është e vërtetë kjo.

Të përçarë nga feja

Familja njerëzore është e përçarë nga feja. Disa fe kryesore janë ngërthyer në konflikt të përhershëm. A ka arsye të besojmë se budistët, të krishterët, hinduistët, judenjtë dhe myslimanët do të bashkëjetojnë ndonjëherë në harmoni?

Një realitet tjetër i hidhur është edhe ndarja që ekziston brenda secilës prej këtyre feve kryesore. Për shembull, sipas një llogaritjeje, i ashtuquajturi krishterim është copëzuar në më shumë se 30.000 organizata fetare. Edhe islamizmi është ndarë për shkak të bindjeve kontradiktore. Sipas një agjencie lajmesh në Lindjen e Mesme, një studiues mysliman, Mosin Hodshadi, kohët e fundit pranoi se «përçarja midis myslimanëve është rrënja e problemeve në botën islamike». Edhe fe të tjera me influencë, si budizmi, hinduizmi dhe judaizmi, janë copëzuar po kështu në mjaft sekte kundërshtare.

Feja në politikë

Feja duket se ushtron ndikimin e saj pothuajse në çdo aspekt të jetës. Revista The Economist vëren se «njerëzit fetarë po i shprehin hapur bindjet e tyre në të gjitha fushat e jetës, madje edhe në biznes. Feja ka filluar të ndikojë edhe në ekonomi.» Kjo më shumë i ndan sesa i bashkon njerëzit. Por një ndikim tjetër më i dëmshëm ka të bëjë me përfshirjen prej kohësh të fesë në politikë.

Në një raport të kohëve të fundit të përmendur në artikullin e mëparshëm, një grup historianësh vërejtën se «feja bëhet më shumë shkaktare luftërash kur ajo dhe autoritetet e shtetit bashkohen ose bëhen aleatë të ngushtë». Dhe këtu qëndron një realitet tjetër i pamohueshëm: feja ka qenë dhe vazhdon të jetë e lidhur ngushtë me entet politike dhe ushtarake.

Një përzierje eksplozive

Në mjaft vende, fetë mbizotëruese janë bërë simbol i identiteteve patriotike dhe raciale. Si rezultat, kufijtë ndarës midis urrejtjes nacionaliste, dallimit racial, rivalitetit etnik dhe armiqësisë fetare janë gati të padallueshëm. Kjo përzierje eksplozive ka përbërësit e duhur për ta bërë botën copash.

Paradoksi pështjellues në gjithë këtë është se pjesa dërrmuese e feve pretendojnë se përfaqësojnë Perëndinë e Biblës, Krijuesin. A ka kuptim që një Krijues i plotfuqishëm, tejet i mençur dhe i dashur të ketë lidhje me fetë që janë përçarëse e fajtore gjaku?

[Figura në faqen 6]

Mijëra Dëshmitarë të Jehovait janë burgosur ngaqë kanë zgjedhur të jenë asnjanës

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo