BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 7/98 f. 20-22
  • Pse është i gabuar flirtimi?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pse është i gabuar flirtimi?
  • Zgjohuni!—1998
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Nëse një person është i martuar
  • Lidhjet emocionale
  • Po të pamartuarit?
  • A është flirtimi zbavitje e padëmshme?
    Të rinjtë pyesin
  • 1 Ndihmë për të shmangur problemet
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2018
  • Të mbajmë dëlirësinë morale duke ruajtur zemrën
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
  • Një çështje në të cilën përfshihesh edhe ti
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
Shih më tepër
Zgjohuni!—1998
g 7/98 f. 20-22

Pikëpamja e Biblës

Pse është i gabuar flirtimi?

«Përse mendojmë për flirtimin si manipulues ose mashtrues, ose i gabuar? Nuk është ashtu! Është thjesht një lojë! E në këtë lojë përfitojnë të dyja palët, sepse po e bën personin tjetër të ndihet mirë.»—Suzën Rabin, drejtoreshë e Shkollës së Flirtimit, Nju Jork Siti.

SHUMË njerëz e shohin flirtimin si diçka normale, të pafajshme e madje të nevojshme në formimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve njerëzore. Kohët e fundit në vendet perëndimore ka një lulëzim librash, artikujsh të revistave dhe kursesh speciale që mësojnë gjestet, pozat, vështrimet shkarazi dhe shikimet që janë të domosdoshme në «artin e flirtimit».

Çfarë është flirtimi? Ka disa përkufizime dhe interpretime. Një fjalor e përkufizon si një sjellje «jo serioze dashurie ose ngacmuese seksualisht». Një fjalor tjetër e përkufizon flirtimin si sjellja «me dashuri pa qëllime serioze». Kështu, duket se ekziston një nocion i pranuar në përgjithësi se flirtues është ai person që tregon interes romantik pa qëllim martese. A duhet parë si i padëmshëm flirtimi? Cila është pikëpamja e Biblës për flirtimin?a

Edhe pse flirtimi nuk përmendet specifikisht në Shkrime, ne mund ta përcaktojmë pikëpamjen e Perëndisë. Si? Duke shqyrtuar parimet biblike që i përkasin çështjes. Në këtë mënyrë ne zhvillojmë ‘aftësitë tona perceptuese, për të dalluar si të drejtën, ashtu edhe të gabuarën’. (Hebrenjve 5:14, BR) Së pari, le të shqyrtojmë nëse flirtimi përbën sjelljen e duhur për personat e martuar.

Nëse një person është i martuar

Është më se e natyrshme që çiftet e martuara të sillen me dashuri me njëri-tjetrin kur janë veças. (Krahaso Zanafillën 26:8.) Por drejtimi i një vëmendjeje të tillë për individët jashtë martesës bie në kundërshtim me parimet e Perëndisë. Jehovai vuri si qëllim që çiftet e martuara të gëzonin një marrëdhënie të ngushtë e të besueshme. (Zanafilla 2:24; Efesianëve 5:21-33) Ai e konsideron martesën një lidhje të shenjtë e të përhershme. Te Malakia 2:16 thuhet për Perëndinë: «Ai e urren divorcin.»b

A është në harmoni flirtimi i një personi të martuar me pikëpamjen e Perëndisë mbi martesën? Gjëja e parë fare është se flirtuesi i martuar tregon mosrespekt për shenjtërinë e rregullimit martesor të Perëndisë. Pastaj, tek Efesianëve 5:33 burrit të krishterë i urdhërohet ‘ta dojë gruan e tij si vetveten’ dhe gruas ‘të ketë respekt të thellë për burrin e saj’. A tregon dashuri ose respekt për partnerin flirtimi, i cili ngjall xhelozi?

Akoma më serioz është fakti se flirtimi mund të çojë në tradhti bashkëshortore, një mëkat që Jehovai pa dyshim e dënon dhe e përshkruan si tradhtar. (Eksodi 20:14; Levitiku 20:10; Malakia 2:14, 15; Marku 10:17-19) Në fakt, Jehovai e konsideron tradhtinë bashkëshortore aq të rëndë, saqë u lejon viktimave të jobesnikërisë martesore të divorcohen. (Mateu 5:32) A mund ta imagjinojmë, atëherë, që Jehovai të miratojë një hobi kaq të rrezikshëm sa flirtimi? Perëndia do ta miratonte atë po aq sa një prind i dashur do të miratonte që fëmija i tij i vogël të luante me një thikë të mprehtë kuzhine.

Në lidhje me tradhtinë bashkëshortore, Bibla paralajmëron: «A mund ta mbajë burri një zjarr në gji të tij pa djegur rrobat e trupit? A mund të ecë burri mbi qymyr të ndezur pa djegur këmbët e tij? Në këtë gjendje është ai që shkon te gruaja e një tjetri; kush e prek nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.» (Fjalët e urta 6:27-29) Sidoqoftë, edhe nëse nuk kryhet kurrë tradhti bashkëshortore, një person i martuar që flirton i bën rrugë një rreziku tjetër: përfshirjes në atë që është quajtur «një lidhje emocionale».

Lidhjet emocionale

Disa njerëz kanë kultivuar marrëdhënie jashtë martesës në të cilat janë zhvilluar ndjenja romantike, edhe pse nuk ka kontakt seksual. Megjithatë, Jezui paralajmëroi: «Kushdo që shikon një grua për ta dëshiruar, ka shkelur kurorën me të në zemrën e vet.» (Mateu 5:28) Pse e kundërshtoi Jezui pasionin që nuk shkon më tutje sesa zemra?

Një faktor është se «nga zemra dalin . . . tradhtitë bashkëshortore». (Mateu 15:19, BR) Gjithsesi, një marrëdhënie e tillë është e dëmshme edhe nëse nuk ka përparuar deri në pikën sa të arrihet në tradhti bashkëshortore. Përse kështu? Një libër mbi këtë temë shpjegon: «Çdo aktivitet ose marrëdhënie që merr tepër kohë dhe energji nga jeta me bashkëshortin është një formë jobesnikërie.» Po, një lidhje emocionale e privon një bashkëshort nga koha, vëmendja dhe përzemërsia. Duke pasur parasysh urdhrin e Jezuit që t’i trajtojmë të tjerët ashtu si do të donim të trajtoheshim vetë, flirtuesi i martuar bën mirë të pyesë veten: ‘Si do të ndihesha unë nëse bashkëshortja ime do të sillej në këtë mënyrë me dikë tjetër?’—Fjalët e urta 5:15-23; Mateu 7:12.

Nëse një person ka formuar një lidhje të papërshtatshme emocionale si kjo, çfarë duhet të bëjë ai? Një person i martuar me një lidhje të papërshtatshme emocionale është si një shofer që e zë gjumi ndërsa po nget makinën. Ai duhet të zgjohet nga situata e tij dhe të marrë veprime të menjëhershme e të vendosura para se martesa e tij dhe marrëdhënia me Perëndinë të prishen. Jezui e ilustroi nevojën për ndryshim drastik kur tha se edhe një gjë kaq e çmuar sa syri duhej hequr ose një dorë duhej prerë, nëse do të shkatërronte qëndrimin e mirë të dikujt para Perëndisë.—Mateu 5:29, 30.

Prandaj, do të ishte e mençur të vendosësh një kufi ku dhe sa shpesh do ta shohësh personin tjetër. Sigurisht, shmang izolimin me individin dhe nëse je në ambientet e punës kufizo natyrën e bisedës. Mund të jetë e nevojshme edhe të shkëputësh çdo kontakt me personin. Pastaj, një vetëkontroll i rreptë duhet pasur në lidhje me sytë, mendimet, ndjenjat dhe sjelljen. (Zanafilla 39:7-12; Psalmi 19:14; Fjalët e urta 4:23; 1. Thesalonikasve 4:4-6) Jobi, një burrë i martuar, la një shembull të shkëlqyer kur tha: «Unë kisha bërë një besëlidhje me sytë e mi. Si mund ta fiksoja, pra, shikimin mbi një virgjëreshë?»—Jobi 31:1.

Qartë, është e rrezikshme dhe jobiblike që një person i martuar të flirtojë. Megjithatë, cila është pikëpamja e Biblës për flirtimin mes njerëzve që janë beqarë? A duhet konsideruar ai normal, i pafajshëm ose i nevojshëm për të krijuar marrëdhënie me seksin e kundërt? A mund të vijë ndonjë dëm prej tij?

Po të pamartuarit?

Nuk ka asgjë të gabuar që dy njerëz beqarë të tregojnë interes romantik për njëri-tjetrin, me kusht që të jenë duke menduar për martesën dhe që të shmangin sjelljen e papastër. (Galatasve 5:19-21) Një interes i tillë mund të zhvillohet gjatë fazave të hershme të shoqërimit për t’u njohur, kur martesa mund të jetë ende një mundësi e largët. Ky interes nuk është medoemos i papërshtatshëm kur qëllimet janë të mira. Një sjellje e tillë nuk është në të vërtetë flirtim.

Por, ç’të themi nëse njerëzit beqarë i dërgojnë sinjale romantike njëri-tjetrit thjesht për zbavitje? Kjo gjë mund të duket e padëmshme, meqë ata janë të pamartuar. Megjithatë, shqyrto se sa potencial ekziston për një dëmtim emocional. Nëse mënyra e të vepruarit e flirtuesit merret më seriozisht sesa është menduar, rezultati mund të jetë vuajtje gërryese dhe dhimbje zemre. Sa të vërteta janë fjalët që gjejmë te Fjalët e urta 13:12: «Pritja e zgjatur e ligështon zemrën, por dëshira e plotësuar është një dru i jetës.» Edhe atëherë kur dy njerëz pohojnë se e dinë që asnjëri nuk ka interes serioz për tjetrin, a mund të jetë i sigurt çdonjëri prej tyre se e di atë që mendon apo ndjen në të vërtetë personi tjetër? Bibla përgjigjet: «Zemra është më tradhtare se çdo gjë tjetër dhe është e dëshpëruar. Kush mund ta njohë?»—Jeremia 17:9, BR; krahaso Filipianëve 2:4.

Shqyrto, gjithashtu, rrezikun e kurvërisë, me pasojat e veta të mundshme të sëmundjeve ose të shtatzënisë së paligjshme. Kurvëria është e ndaluar në Bibël dhe ata që e praktikojnë atë me vullnet, humbin favorin e Perëndisë. Apostulli Pavël i këshilloi me mençuri të krishterët që për t’i rezistuar tundimit, duhej të ‘bënin të vdisnin gjymtyrët e tyre . . . kurvërinë’ dhe të shmangnin «pasionet e epshit» të cilat çojnë në kurvëri. (Kolosianëve 3:5, BR; 1. Thesalonikasve 4:3-5, BR) Tek Efesianëve 5:3, ai na këshillon që kurvëria «as të mos zihet në gojë», domethënë, jo në një mënyrë që të bëjë të lindin dëshira të gabuara. Flirtimi nuk është në harmoni me këtë këshillë. Perëndia ndalon madje edhe bisedat jo të shëndetshme mbi seksin.

Parimet biblike zbulojnë se flirtimi mund të jetë mizor për njerëzit e tjerë dhe pa respekt për Jehovain, Nismëtarin e martesës. Pikëpamja e Biblës për flirtimin e pahijshëm është pa dyshim e dashur dhe e arsyeshme, pasi ajo i mbron njerëzit nga dëmtimet. Dashuruesit e Perëndisë, pra, do të qëndrojnë larg flirtimit të pahijshëm dhe do ta trajtojnë seksin e kundërt me dëlirësi dhe respekt.—1. Timoteut 2:9, 10; 5:1, 2.

[Shënimet]

a Flirtimi nuk duhet ngatërruar me miqësinë ose me të qenët i shoqërueshëm, pa ndonjë motiv dashurie.

b Shiko artikullin «Çfarë lloj divorci urren Perëndia?» në numrin e 8 shkurtit 1994, të Zgjohuni! në anglisht.

[Burimi i figurës në faqen 20]

© The Curtis Publishing Company

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo