BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 4/98 f. 30
  • Nga lexuesit tanë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Nga lexuesit tanë
  • Zgjohuni!—1998
  • Material i ngjashëm
  • Kush e ka fajin ti apo gjenet?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
  • Nga lexuesit tanë
    Zgjohuni!—1998
  • Nga lexuesit tanë
    Zgjohuni!—1998
  • Nga lexuesit tanë
    Zgjohuni!—1998
Shih më tepër
Zgjohuni!—1998
g 4/98 f. 30

Nga lexuesit tanë

Evolucioni kundër krijimit Seritë e artikujve «Si erdhëm këtu? Rastësisht apo nga projektimi?» (8 maj 1997, anglisht) ishin të paraqitur qartë, thjesht dhe krejt të logjikshëm. U entuziazmova kur pashë shumë faqe me dëshmi shkencore për krijimin. Ilustrimet kishin forcë bindëse. Më pëlqeu veçanërisht leximi përsëri mbi qelizën dhe të gjitha pjesët e saj. Meditimi mbi funksionimin e mitokondrisë dhe të aparatit të Golxhit është diçka që nuk e kam bërë më që nga koha e shkollës dhe më pëlqeu i tëri.

J. S., Shtetet e Bashkuara

Duke qenë një student biologjie dhe agnostik nga lindja dëshiroj t’ju falënderoj për artikujt. Edhe pse artikujt përmbanin disa gjëra tepër të thjeshtuara . . . , megjithëkëtë ato e drejtonin vëmendjen ndaj një problemi të vërtetë me teorinë e tanishme evolucioniste: pranimi gati⁠-⁠gati universal nga komuniteti shkencor i epërsisë së evolucionit me anë të përzgjedhjes natyrore, me gjithë të çarat e mëdha në dëshmi. Shkenca duhet t’i nënshtrohet vazhdimisht testimeve nga ana e skeptikëve, nëse është e drejtë të quhet shkencë. Duke tërhequr vëmendjen ndaj mangësive në teorinë neo⁠-⁠darviniane, ju jo vetëm po paraqitni një argument për besim në Jehovain, por po i bëni edhe një shërbim të ardhmes së hetimeve shkencore. Faleminderit.

A. S., Shtetet e Bashkuara

Transferimi E çmova me të vërtetë artikullin «Llogaritni shpenzimet e transferimit!» (8 maj, 1997, anglisht). Jam duke përjetuar shumicën e gjërave për të cilat ju keni shkruar. Duke qenë se jam transferuar nga Afrika në Evropë, ballafaqohem vazhdimisht me ndeshje të dhimbshme që përfshijnë racën, gjuhën, ngjyrën e lëkurës dhe mbi të gjitha, paragjykimin. Media shumë e përhapur i ka ushqyer njerëzit me një përfytyrim të shtrembëruar mbi afrikanët dhe të huajt në përgjithësi.

P. A., Gjermani

Zbavitja Ju falënderoj për artikullin «Çfarë ka ndodhur me zbavitjen?» (22 maj, 1997, anglisht) Unë jam 12 vjeçe dhe gjatë pushimeve të shkollës kam parë shumë televizorin. Artikulli më ndihmoi të kuptoja se ka gjëra të tjera zbavitëse që mund të bëj.

J. L., Angli

Predikimi në fshatrat afrikane Do të doja t’ju falënderoja për artikullin «Ajo që një shpend ndjek në shi . . . » (22 maj, 1997, anglisht). E çmoj përkushtimin dhe qëndrueshmërinë që kanë vëllezërit tanë në Nigeri. Edhe pse atyre iu desh të përballoheshin me gjarpërinj, krokodilë dhe shushunja, dashuria e tyre për njerëzit i shtyu përpara. Kur të dal herën tjetër për të predikuar dhe të kem vapë ose të lodhem, do të mendoj për vëllezërit tanë të dashur në Nigeri.

S. S., Shtetet e Bashkuara

Sjellja seksuale: Ndryshimet në qëndrim Do të më pëlqente të shprehja mirënjohjen time të sinqertë për seritë e artikujve «Sjellja seksuale: Çfarë nënkuptojnë ndryshimet në qëndrim.» (korrik⁠-⁠shtator 1997) Shërbeu si një forcues i madh i besimit tim. Një burrë në lagjen time më tha se isha ‘handikapate fizikisht’, sepse jam 19 vjeçe dhe jam akoma e virgjër. Jam e gëzuar që pata mundësi t’i bëja të ditur se jam si fizikisht, ashtu edhe frymësisht e shëndetshme në sytë e Jehovait.

W. M. C. C., Zimbabve

Referimi që ju u bëni në faqen 10 «gjeneve të përziera» nuk është korrekt. Unë jam duke studiuar nga katër vjet në shkencat biologjike dhe mund t’ju them se shprehja «gjenet e përziera» i referohet gjeneve në një kromozom që lëvizin brenda kromozomit ose lidhen me një kromozom të ri. Nuk ka të bëjë fare me sjelljen.

L. P., Kanada

Pohimi se Perëndia nuk na ka krijuar me «gjene të përziera» faktikisht ishte një referim ndaj një fjalimi të bërë prej peshkopit anglikan të Edinburgut, në Skoci, një pjesë e të cilit ishte cituar në faqen 4 të atij numri të «Zgjohuni!» Peshkopi tha se «Perëndia na ka dhënë gjene të përziera», qartësisht duke u përpjekur të justifikonte sjelljen imorale. Artikulli ynë nxori në pah marrëzinë e pohimeve të tilla.​—⁠BOT.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo