BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 4/98 f. 28-29
  • Një vështrim rreth botës

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një vështrim rreth botës
  • Zgjohuni!—1998
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Herpesi gjenital në rritje
  • Kisha Anglikane është në rënie
  • Burri hedh në gjyq gruan e tij, sepse ajo pi duhan
  • Devetë e egra australiane
  • Helmimi me arsenik
  • Nëna që punojnë
  • Falimentimi bëhet i përhapur
  • Praktika shkatërruese peshkimi
  • Sjellja morale e adoleshentëve në Britani
  • A kishte vërtet deve Abrahami?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Një vështrim rreth botës
    Zgjohuni!—2004
Zgjohuni!—1998
g 4/98 f. 28-29

Një vështrim rreth botës

Herpesi gjenital në rritje

Në Shtetet e Bashkuara, «pavarësisht nga emfaza e vënë mbi seksin e sigurt për të parandaluar SIDA⁠-⁠n, herpesi gjenital është rritur pesëfish që nga fundi i viteve 70, mes adoleshentëve të racës së bardhë»​—⁠thotë një raport i Shtypit të Bashkuar. U vërejt, megjithatë, se sëmundje të tjera të transmetuara me rrugë seksuale, si gonorrea, gjatë së njëjtës periudhë pësuan një rënie. Përse kjo rritje në sëmundjen e herpesit? Midis arsyeve janë rritja e marrëdhënieve seksuale paramartesore dhe e njerëzve që kanë shumë partnerë seksualë. Tani përllogaritet se 45 milionë amerikanë janë të infektuar me virusin e herpesit dhe shumica e tyre nuk e dinë. Virusi prodhon ulcera dhe kruajtje të rastësishme në zonën gjenitale dhe disa herë përreth vitheve ose në kofshë.

Kisha Anglikane është në rënie

Numri zyrtar i të pranishmëve në Kishën Anglikane çdo të diel është një milion persona. Në mënyrë private, disa eprorë klerikë pranojnë se mund të jenë 25 përqind më pak ata që frekuentojnë kishat e tyre. Megjithatë, një studim shkencor tregon se anëtarësia bazë, ata që marrin kungimin, për herën e parë ka zbritur në më pak se gjysmë milioni. Përse klerikët janë kaq të gatshëm ta ekzagjerojnë numrin e të pranishmëve? Kryesisht për të mbrojtur kishat e tyre nga mbyllja. Kur ndodh një gjë e tillë, famullitë grupohen bashkë e në këtë mënyrë kërkohen më pak klerikë. Një famullitar ishte aq i ndershëm sa të thoshte: «Unë jam i prirur për t’i ekzagjeruar numrat e të pranishmëve. Kur sheh se pak njerëz janë të pranishëm shkurajohesh, kështu që marr inkurajim kur regjistroj se kanë qenë më shumë të pranishëm»,​—⁠raporton gazeta The Sunday Times e Londrës.

Burri hedh në gjyq gruan e tij, sepse ajo pi duhan

Për më shumë se 20 vjet, Riçard Tomas iu lut e iu përgjërua gruas së tij, duke u përpjekur që ajo ta linte duhanin, por nuk ia vleu asgjë. Kështu që ai e hodhi në gjyq. Z. Tomas tha se dëshironte që qeveria ta mbronte ndaj humbjes së dashurisë, mbështetjes dhe shoqërisë së gruas që ai donte. Para kësaj ngjarjeje ai kishte humbur nënën e tij nga një sëmundje zemre dhe më pas babai i tij kishte pësuar një goditje paralize që e ngujoi në shtrat për shtatë vjet. Që të dy prindërit e tij ishin duhanxhinj të mëdhenj dhe ai tha se nuk donte ta humbte gruan e tij në varësinë e nikotinës. Megjithatë, para se gjyqi të merrte një vendim, z. Tomas u kthye me lajme të mira. Ai tha: «Gruaja ime ra dakord që ta lërë duhanin.» Znj. Tomas hyri në një qendër për kurimin e narkomanisë dhe u betua se do ta linte duhanin përgjithnjë. Sipas gazetës The New York Times, ndërsa largohej nga gjyqi, çifti Tomas ishte kapur për dore.

Devetë e egra australiane

Devetë u importuan në Australi shumë vite më parë, për t’u përdorur si kafshë pune në ndërtimin e një linje telegrafike dhe të hekurudhës përgjatë zonave të ashpra të papopulluara të vendit. Kur këto kafshë të fuqishme u zëvendësuan me kamionët, shumë nga pronarët afganë të deveve i lanë ato të lira në vend se t’i vritnin. Devetë lulëzuan në Australinë Qendrore me klimë të thatë dhe sot atje gjenden pothuaj 200.000 prej tyre. Disa njerëz tani besojnë se devetë mund të bëhen një pronë e vlefshme kombëtare, raporton gazeta The Australian. Mishi i devesë u është vënë tashmë në dispozicion disa konsumatorëve për provë dhe thuhet se është po aq i butë sa edhe mishi i lopës dhe ka një përmbajtje më të ulët yndyre. Produkte të tjera nga devetë përfshijnë lëkurën, qumështin, leshin dhe dhjamin që përdoret në sapunë dhe artikuj kozmetikë. Kërkesa ka, gjithashtu, për deve të gjalla. Sipas Piter Sidalit, të industrisë së devesë për Australinë Qendrore, «shumë kopshte zoologjike ndërkombëtare dhe parqe turistike duan devetë australiane, sepse ne kemi kope të paprekura nga sëmundjet».

Helmimi me arsenik

«Afro 15 milionë njerëz në Bangladesh dhe 30 milionë njerëz në Bengalin Perëndimor, duke përfshirë Kalkutën, janë të ekspozuar ndaj helmimit me arsenik»,​—⁠raporton gazeta The Times of India. Problemi qëndron në një nënprodukt të papritur të revolucionit bujqësor. Kur u hapën puse të thella për vaditjen e drithërave, arseniku i varrosur në mënyrë natyrale në tokë u soll sipër me anë të ujit dhe me kalimin e kohës depërtoi në puset e përdorura për të pirë. Specialisti i ambientit Uillard Çapël, i universitetit të Kolorados, SHBA, kohët e fundit vizitoi zonat e prekura dhe e përshkroi problemin si «pa dyshim rastin më të madh në botë të helmimit në masë». Më shumë se 200.000 njerëz janë tashmë të prekur me dëmtime në lëkurë, një shenjë e helmimit nga arseniku. «Duket se kemi zgjidhur problemin e urisë (nëpërmjet revolucionit bujqësor) dhe kemi krijuar më shumë dhimbje gjatë këtij procesi»,​—⁠tha Eshak Ali, një zyrtar qeveritar nga Bangladeshi.

Nëna që punojnë

Më 1991, Shoqëria kombëtare e grave që punojnë përllogariti se «nga mesi i viteve 1990, 65% e grave [amerikane] me fëmijë parashkollorë dhe 77% e atyre që i kanë fëmijët në moshë shkollore do të jenë në forcat punëtore». Sa i saktë ishte parashikimi i tyre? Më 1996, sipas zyrës së regjistrimeve në Shtetet e Bashkuara, 63 përqind e grave me fëmijë nën moshën pesë vjeç ishin të punësuara, raporton gazeta The Washington Post. Nga gratë me fëmijë në moshën shkollore, 78 përqind ishin nëna që punonin. Ç’të themi për Evropën? Bazuar në informacionin e përpiluar nga zyra e statistikave të Bashkimit Evropian, «përpjestimi i grave që punojnë e që kanë fëmijë nga 5 deri në 16 vjeç», në vendet evropiane gjatë vitit 1995 ishte: në Portugali 69 përqind, në Austri 67, në Francë 63, në Finlandë 63, në Belgjikë 62, në Britani 59, në Gjermani 57, në Hollandë 51, në Greqi 47, në Luksemburg 45, në Itali 43, në Irlandë 39 dhe në Spanjë 36 përqind.

Falimentimi bëhet i përhapur

Në vitin 1996, «një rekord prej 1,2 milionë amerikanësh u shpallën zyrtarisht të falimentuar, 44 përqind më shumë se viti 1994»,​—⁠pohon revista Newsweek. «Falimentimi është bërë kaq i përhapur, saqë e ka humbur damkën e vet.» Çfarë e shpjegon rritjen e falimentimeve? Një arsye është «pranimi i falimentimit thjesht si një zgjidhje tjetër e stilit të jetesës»,​—⁠thotë Newsweek. Ajo vazhdon: «Kreditorët thonë se ky ndryshim i këndvështrimeve po çon në abuzim. Një studim thotë se 45 përqind e të shpallurve të falimentuar kishin mundësi të shlyenin pjesën më të madhe të borxhit të tyre.» Por, në vend se të shfaqnin një dëshirë për të shlyer atë që kanë marrë borxh dhe në vend të një ndjenje turpi, shumë prej tyre vetëm sa thonë: ‘Kam nevojë për një fillim nga e para.’ Gjithnjë e më shumë individë dhe korporata po marrin rrugën e falimentimit dhe janë të ndikuar, gjithashtu, nga reklamat e avokatëve, të cilët thonë: «Do t’i zgjidhim problemet e borxhit tënd shpejt e me lehtësi!!» Ndërsa numrat vazhdojnë të rriten gjatë një periudhe të ngritjes ekonomike, specialistët dridhen kur mendojnë mbi atë që mund të ndodhë nëse do të ketë një rënie të tregut ose po të godasë ndonjë krizë ekonomike.

Praktika shkatërruese peshkimi

Flotat tregtare të peshkimit po investojnë në pajisje që i bien kryq e tërthor fundit të oqeanit në kërkim të numrit gjithnjë në rënie të peshqve. Për të nxjerrë lloje peshqish të lëna pas dore më parë, një pajisje për shtratin e detit, e njohur si mekanizëm lëvizës, tërhiqet zvarrë nëpër fundin e oqeanit në thellësira të mëdha, që arrijnë deri në 1.200 metra. Problemi është se gjatë këtij procesi kapet një numër i madh «krimbash dheu, sfungjerësh, anemonash, hidrozoarësh, urithësh të detit dhe banorësh të tjerë të thellësive» dhe «flaken tutje si të padobishme», raporton revista Science News. Shkatërrimi i tyre e rrit mungesën e furnizimeve të peshqve. Për shkak se këto kafshë sigurojnë ushqim dhe vendbanim për peshqit e vegjël, Eliot Nors, drejtori i Institutit të biologjisë për ruajtjen e florës dhe faunës detare në Redmënd, Uashington, SHBA, thotë se shkatërrimi i habitatit detar me anë të kësaj metode peshkimi mund të krahasohet me «zhveshjen e plotë të pyjeve në tokë».

Sjellja morale e adoleshentëve në Britani

Një raport i kohëve të fundit përmend se institucionet fetare në Britani po e humbin betejën e ngulitjes së sjelljes morale seksuale tek adoleshentët. Universiteti i Londrës pyeti 3.000 adoleshentë «nëse ishte e gabuar nga ana morale që një çift i pamartuar, të cilët janë bashkë nga shumë kohë, të bëjnë dashuri». Siç pritej, afërsisht të gjithë ata që e përcaktuan veten si ateistë ose si agnosticistë u përgjigjën jo. Megjithatë, edhe 85,4 përqind e katolikëve dhe 80 përqind e anglikanëve thanë se nuk ishte e gabuar. Shifrat ishin të ngjashme për shumë fe të tjera, të cilat u konsideruan si grup: duke përfshirë myslimanët, hebrenjtë, hinduistët e të tjerë. Anketa «do të jetë shkurajuese për ata anëtarë të kishave që kërkojnë të mbajnë standardet tradicionale të sjelljes morale seksuale»,​—⁠komenton gazeta The Times e Londrës.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo