BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 4/98 f. 15
  • Varri i Krishtit në Japoni?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Varri i Krishtit në Japoni?
  • Zgjohuni!—1998
  • Material i ngjashëm
  • Bibla të ndryshon jetën
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • «Nuk jam shuar»
    Zgjohuni!—2011
  • Çfarë ndodh pas vdekjes?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Kush është Jezu Krishti?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
Shih më tepër
Zgjohuni!—1998
g 4/98 f. 15

Varri i Krishtit në Japoni?

MË 1935, Koma Takeuçi, një prift shintoist, njoftoi se kishte zbuluar varrin e Jezu Krishtit në një kodër në fshatin Shingo, në Japoninë Veriore. Ai pohoi se dokumentet e gjetura në një depo të familjes tregonin se Jezui kishte jetuar për njëfarë kohe në Shingo dhe kishte vdekur atje. Duke kërkuar për të gjetur vendin e varrimit të Jezuit, ai erdhi mbi këtë kodërvarr dhe nxori përfundimin se ky ishte varri që po kërkonte.

Pastaj, një dokument hebraik që sipas raportit është gjetur në altarin e familjes Takeuçi, pohonte se Jezui e kishte vizituar dy herë Japoninë e madje kishte studiuar misticizmin me priftërinjtë japonezë. Tregimi deklaron se Jezui, pasi ishte tradhëtuar, u largua nga Juda për në shkretëtirën siberiane, pastaj udhëtoi për në Japoni, u martua me një vajzë vendase të quajtur Mijoko, u bë babai i tri vajzave dhe vdiq në moshën 106⁠-⁠vjeçare. Sipas kësaj historie, burri që u vra në Jerusalem nuk ishte Jezui, por vëllai i tij më i ri Isukiri.

Cili mund të jetë motivimi për një histori të tillë? Sipas gazetës Mainichi Shimbun, lidhja mes Jezuit dhe fshatit Shingo «sugjeron mundësi ekonomike, për të cilat autoritetet lokale janë shumë të vetëdijshëm». Kështu inkurajohet turizmi. Por nuk inkurajohet të hetosh tepër thellë. «Të supozojmë se do të hapej varri dhe ata nuk do të gjenin asgjë, përveçse disa kocka të vjetra lope»,​—⁠tha një vëzhgues. «Imagjinoni sa të zhgënjyer do të mbeten të gjithë.»

Në këtë mënyrë, çdo vit më 3 maj, vizitorët me bindje mblidhen para varrit të deklaruar të Jezuit për të kremtuar «Festën e Krishtit». Një prift shintoist drejton këtë rast dhe dëbon frymërat e liga para se të fillojë vallëzimi.

A ka ndonjë gjë të vërtetë në këtë histori? Jo. Bibla na thotë se në moshën 30 vjeç, Jezui ishte i njohur, jo si një turist nëpër botë, por si biri i një zdrukthëtari që ishte rritur në Nazaret. Të katër ungjijtë përmbajnë tregime të një dëshmie okulare mbi predikimin e Krishtit në Izrael nga mosha 30 deri në moshën 33 vjeç. Ato përfshijnë vende e data dhe verifikojnë se ishte vetë Jezu Krishti ai që u vra në Jerusalem. Prandaj, të krishterët e vërtetë nuk ndikohen nga raportet e ekzagjeruara që kërkojnë ta shtrembërojnë të vërtetën biblike për qëllime egoiste.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo