BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w15 1/8 f. 3-4
  • Çfarë ndodh pas vdekjes?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çfarë ndodh pas vdekjes?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Në ç’gjendje janë të vdekurit?
  • Çfarë është në të vërtetë ferri?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
  • Të vdekurit do të ringjallen
    Çfarë na mëson Bibla?
  • Kush do të ringjallet dhe ku?
    Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë
  • A ekziston ferri? Çfarë thotë Bibla për ferrin?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
w15 1/8 f. 3-4

TEMA KRYESORE | A KA JETË PAS VDEKJES?

Çfarë ndodh pas vdekjes?

Të rritur e fëmijë përreth një arkivoli në varrezë

«Mendoja se pas vdekjes njeriu shkonte në tri vende: në parajsë në qiell, në ferr ose në purgator. E dija që nuk isha aq i mirë sa të shkoja në parajsë dhe aq i keq sa të shkoja në ferr. Kurse në purgator nuk e dija mirë se cilët shkonin. Asnjë nga këto nuk e kisha lexuar në Bibël. Ishin vetëm fjalë njerëzish.»​—Lajoneli.

«Më kishin mësuar se të gjithë njerëzit shkojnë në qiell pasi vdesin, por nuk isha i bindur. Mendoja se pas vdekjes mbaron gjithçka, nuk ka më asnjë të ardhme.»​—Fernandoja.

A ke menduar ndonjëherë: «Çfarë ndodh vërtet pas vdekjes? A po vuajnë diku njerëzit tanë të dashur? A do t’i shohim më? Si mund ta dimë me siguri?» Të lutemi vër re çfarë thonë vërtet Shkrimet. Në fillim le të shohim si e përshkruan Bibla vdekjen. Pastaj do të shohim shpresën që jep Fjala e Perëndisë, Bibla.

Në ç’gjendje janë të vdekurit?

PËRGJIGJJA E BIBLËS: «Të gjallët janë të vetëdijshëm se do të vdesin, por të vdekurit s’janë të vetëdijshëm për asgjë; ata nuk kanë më asnjë shpërblim, sepse kujtimi i tyre është harruar. Gjithë sa dora jote gjen për të bërë, bëje me fuqinë tënde, sepse nuk ka asnjë punë, as plan, as njohuri, as mençuri në Sheol, në vendin ku po shkon.»a​—Eklisiastiu 9:5, 10.

Me pak fjalë, Sheoli i referohet vendit ku shkojnë njerëzit kur vdesin; ai është një vend simbolik ose një gjendje ku njeriu nuk është më i vetëdijshëm apo aktiv. Si e konsideronte Jobi besnik Sheolin? Brenda një dite ai humbi gjithçka kishte, përfshirë fëmijët, dhe pastaj i gjithë trupi iu mbush me çibanë angështues. Prandaj, iu përgjërua Zotit: «Ah sikur të më fshihje në Sheol! [«në ferr» sipas Catholic Douay Version] Të më mbaje fshehur.» (Jobi 1:13-19; 2:7; 14:13) Është e qartë se Jobi nuk e konsideronte Sheolin si ferrin e zjarrtë, një vend ku do të vuante edhe më tepër. Përkundrazi e konsideronte si vend ku do të gjente prehje.

Ka edhe diçka tjetër që na ndihmon të kuptojmë gjendjen e të vdekurve. Mund të shqyrtojmë tetë ringjallje të dokumentuara në Shkrime.​—Shih kutinë «Tetë ringjallje të dokumentuara në Bibël.»

Askush prej tyre nuk tha se kishte qenë në ndonjë vend parajsor ose torture. Po të kishte qenë kështu, a nuk do të tregonin? Për më tepër, a nuk do të ishte shkruar për këtë në Biblën e shenjtë që të gjithë ta dinin? Në Shkrime nuk thuhet asgjë e tillë. Është e qartë se ata të tetë nuk kishin ç‘të tregonin. Pse? Sepse kishin qenë të pavetëdijshëm, si në një gjumë të thellë. Në fakt, Bibla ndonjëherë përdor fjalën gjumë për të ilustruar gjendjen e të vdekurve. Për shembull, ajo thotë se besnikët David e Stefan ‘ranë në gjumin e vdekjes’.​—Veprat 7:60; 13:36.

Po çfarë shprese ka për të vdekurit? A mund të zgjohen nga ky gjumë?

a Në Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re fjala hebraike «Sheol» dhe fjala greke «Hades» i referohen varrit. Kurse disa versione të tjera përdorin fjalën «ferr», por ideja e një zjarri ku të vdekurit torturohen nuk vjen nga Shkrimet.

TETË RINGJALLJE TË DOKUMENTUARA NË BIBËLb

Djali i një vejushe. Profeti Elija ringjalli djalin e një vejushe nga Zarefati, në veri të Izraelit.​—1 Mbretërve 17:17-24.

Djali nga Shunemi. Profeti Elise, pasardhësi i Elijas, ringjalli një djalë nga qyteti i Shunemit dhe ua riktheu prindërve.​—2 Mbretërve 4:32-37.

Një burrë në varrezë. Trupin e një të vdekuri në nxitim e sipër e hodhën te varri ku ishin kockat e Eliseut. Me të prekur kockat e profetit, i vdekuri u ringjall.​—2 Mbretërve 13:20, 21.

Djali i vejushës nga Naini. Jezui u doli para njerëzve që po çonin për të varrosur një djalë. E ringjalli dhe ia ktheu së ëmës së pikëlluar.​—Luka 7:11-15.

Vajza e Jairit. Jairi, një nga të parët e sinagogës, iu përgjërua Jezuit që t’i shëronte vajzën. Jezui e ringjalli pak pasi kishte vdekur.​—Luka 8:41, 42, 49-56.

Lazari, miku i shtrenjtë i Jezuit. Lazari kishte vdekur prej katër ditësh kur Jezui e ringjalli në sy të disa njerëzve.​—Gjoni 11:38-44.

Dorka. Apostulli Pjetër e ringjalli këtë grua të dashur, që shquhej për të mirat që bënte.​—Veprat 9:36-42.

Eutiku. I riu Eutik vdiq kur ra nga dritarja e katit të tretë, por apostulli Pavël e riktheu në jetë.​—Veprat 20:7-12.

b Ringjallja më e rëndësishme, ajo e Jezu Krishtit, ishte shumë ndryshe nga këto ringjallje, siç do ta shohim edhe në artikullin e ardhshëm.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo