BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 2/98 f. 22-23
  • Neemi: Pemë mahnitëse

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Neemi: Pemë mahnitëse
  • Zgjohuni!—1998
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Roli i saj si pemë
  • Insektet e urrejnë atë
  • «Farmacia e fshatit»
  • Shkopi që pastron dhëmbët
    Zgjohuni!—2003
  • Një vështrim rreth botës
    Zgjohuni!—2005
  • Luftë kundër «puthjes» së vdekjes
    Zgjohuni!—2000
  • Projekti i çuditshëm i gjallesave
    Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me krijim?
Shih më tepër
Zgjohuni!—1998
g 2/98 f. 22-23

Neemi: Pemë mahnitëse

NGA KORRESPONDENTI I ZGJOHUNI! NË NIGERI

«FARMACIA e fshatit»,​—⁠ja se si e quajnë pemën neem (melia azadirachta) njerëzit në Indi. Për shekuj me radhë njerëzit në atë vend e kanë përdorur këtë pemë për të siguruar lehtësim nga dhimbjet, temperatura dhe infeksionet. Duke besuar se neemi mund të ndihmojë në pastrimin e gjakut të tyre, shumë hindusë e fillojnë çdo vit duke ngrënë disa gjethe neemi. Njerëzit, gjithashtu, pastrojnë dhëmbët me degët e kësaj peme, ia aplikojnë lëngun e gjetheve të neemit çrregullimeve të lëkurës dhe çajin e gjetheve e pijnë si tonik.

Në vitet e fundit shkencëtarët kanë treguar një interes gjithnjë në rritje për pemën e neemit. Megjithatë, një raport shkencor i titulluar Neem: Një pemë për zgjidhjen e problemeve globale (Neem​​—⁠A Tree for Solving Global Problems) paralajmëron: «Edhe pse mundësitë duken pothuaj të pafundme, për pemën neem asgjë nuk është akoma e sigurt. Shkencëtarët, të cilët janë më entuziastë në lidhje me bimën dhe potencialin e saj, pranojnë se në këtë etapë dëshmitë për të mbështetur pritjet e tyre janë për t’u provuar.» Megjithatë, raporti thotë, gjithashtu: «Dy dekada kërkimesh kanë zbuluar rezultate premtuese në kaq shumë fusha, saqë ky lloj i panjohur mund të jetë me një përfitim tepër të madh si për vendet e pasura, ashtu edhe për ato të varfëra. Edhe disa nga kërkuesit më të matur janë duke thënë se ‘neemi e meriton të quhet një bimë mrekulli.’»

Roli i saj si pemë

Neemi, e cila gjendet në rajonet tropikale, është një anëtare e familjes së pemëve të moganit. Ajo bëhet e gjatë deri në 30 metra dhe mund të arrijë një perimetër mbi 2,5 metra. Meqenëse rrallë është pa gjethe, ajo siguron hije gjatë gjithë vitit. Rritet me shpejtësi, nuk kërkon shumë kujdesje dhe përshtatet mirë në tokë të varfër.

Ajo u fut në Afrikën Perëndimore në fillim të këtij shekulli për të siguruar hije dhe për të penguar përhapjen drejt jugut të shkretëtirës së Saharasë. Pylltarët e kanë mbjellë pemën edhe në Fixhi, Mauriki, në Arabinë Saudite, Amerikën Qendrore e Jugore dhe në ishujt e Karaibeve. Në Shtetet e Bashkuara gjenden parcela eksperimentale në zonat e Arizonës, Kalifornisë dhe në Florida.

Përveçse prodhon hije gjatë gjithë vitit në klimat e nxehta, neemi mund të përdoret edhe si dru zjarri. Për më tepër, druri i saj rezistues ndaj termiteve mund të përdoret në ndërtim dhe zdrukthtari. Kështu, duke gjykuar vetëm në bazë të përdorshmërisë së saj si pemë, neemi është shumë e dobishme. Por ky është vetëm fillimi i përdorimit të saj.

Insektet e urrejnë atë

Duke qenë se populli i Indisë e ka ditur nga shumë kohë se gjethet e neemit largojnë insektet e bezdisshme, ata i vendosin gjethet nëpër krevate, libra, dollapë dhe sirtarë. Në vitin 1959 një entomolog gjerman dhe studentët e tij u përfshinë në kërkimet mbi pemën neem, pasi u bënë dëshmitarë të një epidemie masive karkalecash në Sudan, gjatë së cilës miliarda karkaleca përlanë gjethet e çdo peme përveç atyre të neemit.

Që nga ajo kohë, shkencëtarët kanë mësuar se arsenali kompleks kimik i neemit është i efektshëm kundër më shumë se 200 llojeve të insekteve si edhe kundër këpushave të ndryshme, parazitëve nematodë, kërpudhave, baktereve e madje kundër disa viruseve. Në një eksperiment, kërkuesit vunë disa gjethe soje të kultivuara në një enë mbajtëse bashkë me brumbuj japonezë. Gjysma e çdo gjetheje ishte spërkatur me ekstrakt neemi. Brumbujt përlanë gjysmat e paspërkatura të çdo gjetheje, por nuk i prekën pjesët e spërkatura. Në fakt, ata ngordhën nga të pangrënët në vend se të hanin edhe copëza të vogla të gjetheve të spërkatura.

Eksperimente të tilla sugjerojnë mundësinë e zhvillimit të alternativave jo të shtrenjta, johelmuese dhe që përgatiten me lehtësi ndaj disa pesticideve sintetike. Në Nikaragua, për shembull, fermerët përziejnë farat e pluhurizuara të neemit me ujë, 80 gramë pluhur fare në një litër ujë. Ata i lënë farat e pluhurizuara në ujë për 12 orë, pastaj e kullojnë ujin dhe spërkatin drithërat me këtë ujë.

Produktet e neemit nuk i vrasin shumicën e insekteve drejtpërdrejt. Stërkalat e neemit ndryshojnë proceset e jetës së një insekti, kështu që me kalimin e kohës ai nuk mund të ushqehet më, të riprodhohet ose të kryejë metamorfozën. Por, ndërkohë që produktet e neemit veprojnë kundër insekteve ato nuk duket se janë të dëmshme për zogjtë, kafshët me gjak të ngrohtë ose për njerëzit

«Farmacia e fshatit»

Përveç këtyre ka edhe përfitime të tjera për njerëzit. Farat dhe gjethet përmbajnë përbërës që shfaqin një aktivitet antiseptik, antiviral dhe antikërpudhor. Sugjerohet se neemi mund të jetë në gjendje të luftojë inflamacionin, hipertensionin dhe ulcerat. Barnat e bëra nga ekstraktet e neemit thuhet se luftojnë diabetin dhe malarien. Dobi të tjera të mundshme përfshijnë sa vijon:

Ilaç kundër insekteve. Një substancë e neemit, e quajtur salaninë, largon në mënyrë të fuqishme disa insekte pickuese. Një ilaç kundër mizave dhe mushkonjave, i bërë nga vaji i neemit është tashmë në shitje nëpër tregje.

Higjienë dentare. Miliona indianë e kanë një praktikë të zakonshme të thyejnë një degë neemi çdo mëngjes, të kafshojnë fundin e saj për ta zbutur dhe pastaj ta përdorin për të pastruar dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve. Kërkimet kanë treguar se kjo është e dobishme, meqenëse përbërësit në lëvoren e drurit janë antiseptikë të fuqishëm.

Veti kontraceptive. Vaji i neemit është një spermicid i fuqishëm dhe ka dalë i efektshëm në pakësimin e shkallës së lindjeve në kafshët laboratorike. Eksperimentet në majmunët japin të kuptohet se përbërësit e neemit mund të bëjnë të mundur, gjithashtu, bërjen e një pilule për kontrollimin e lindjeve, që burrat mund ta marrin nga goja.

Qartë, pra, neemi nuk është një pemë e zakonshme. Megjithëse dëshmitë nuk janë të plota për të, neemi është shumë premtuese në përmirësimin e kontrollit të insekteve, në përkrahjen e shëndetit, në mbështetjen e ripyllëzimit e ndoshta në kontrollimin e mbipopullimit. Nuk është për t’u çuditur që njerëzit e kanë quajtur neemin mahnitëse «dhurata e Perëndisë për njerëzimin»!

[Figurat në faqen 23]

Neemi dhe përbri gjethja e tij

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo