BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 2/97 f. 30
  • Nga lexuesit tanë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Nga lexuesit tanë
  • Zgjohuni!—1997
  • Material i ngjashëm
  • UFO-t: Lajmëtarë të Perëndisë?
    Zgjohuni!—1996
  • Nga lexuesit tanë
    Zgjohuni!—1997
Zgjohuni!—1997
g 2/97 f. 30

Nga lexuesit tanë

Ndryshime që ndajnë Dëshirojmë t’ju shprehim mirënjohjen tonë për serinë «A duhet të na ndajnë ndryshimet?» (tetor-dhjetor, 1996) Kemi punuar si pjesë e një skuadre vullnetarësh ndërkombëtarë këtu në Meksikë, pothuajse për një vit. Edhe pas disa muajsh, ne vazhdonim të përjetonim vështirësi për t’u përshtatur, por nuk e kuptonim se përse. Artikujt na ndihmuan për ta identifikuar problemin si një përplasje kulturash. E morëm për zemër thënien se «një çmueshmëri ndaj kulturave të tjera, mund të na pasurojë jetën» dhe tashmë po gjejmë më shumë gëzim në caktimin tonë.

K. H. dhe J. H., Meksikë

U preka nga mënyra me të cilën ishte paraqitur dhe zhvilluar kjo temë që të bie në sy. Ndryshimet kanë ngjallur me të vërtetë shumë urrejtje në historinë njerëzore. Kjo seri do të më ndihmojë tani e tutje që t’i shoh kulturat e tjera me një kuptueshmëri më të madhe. Uroj që kushdo në botë, të mund t’i lexojë këta artikuj dhe të ndryshojë pikëpamjen e tij negative ndaj të tjerëve.

G. O., Nigeri

Artikujt më prekën aq shumë, sa derdha lot. Kam një shoqe, me të cilën kaloj pjesën më të madhe të kohës. Por gjithmonë e kam ndjerë se mes nesh ka një barrierë të padukshme. Tani e kuptoj se ne vijmë nga kultura shumë të ndryshme. Ky informacion do të bëjë një ndryshim të madh në mënyrën se si do ta trajtoj atë në të ardhmen.

A. F., Shtetet e Bashkuara

Ndërsa bëja kërkime për temën time të diplomës në antropologji, kalova disa javë në një vend të Afrikës. Pata mundësinë që të arrija të njihja shumë prej Dëshmitarëve të Jehovait të lokalitetit dhe të merrja pjesë në mbledhjet e tyre. Ishte një përvojë elektrizuese. Siç thoshte artikulli, njohja me njerëz të kulturave të tjera është pasuruese. Pata mundësinë të formoja miqësi të reja dhe domethënëse.

S. B., Itali

Habu Më bëri shumë përshtypje artikulli «Habu: Një gjarpër që duhet respektuar.» (8 qershor, 1996, angl.) Ishte shkruar në një mënyrë shumë të gjallë dhe fotografitë ishin të mrekullueshme.

E. P., Ukrainë

Artikulli ishte informativ dhe me humor. Por në një pikë binte në kundërshtim me atë që më është mësuar. Ju citonit një libër, i cili rekomandonte thithjen e helmit në vendin e shenjave të pickimit. A është me të vërtetë e sigurt një gjë e tillë?

K. D., Nigeri

Duket se pjesa më e madhe e autoriteteve mjekësore nuk janë dakort me burimin që kemi cituar në artikullin tonë. Në të vërtetë, disa doktorë mendojnë se përpjekja për të thithur helmin mund të jetë e rrezikshme për atë që jep ndihmën dhe me pak vlerë për viktimën e kafshimit të gjarprit. Doktorët janë dakort se ndihma e parë më e rëndësishme, është çuarja e viktimës nga kafshimi në një spital, sa më shpejt që të jetë e mundur.—BOT.

UFO-t Faleminderit për artikullin «Pikëpamja e Biblës—UFO-t: Lajmëtarë të Perëndisë? (tetor-dhjetor, 1996) Në zonën tonë, disa njerëz u besojnë raporteve mbi jashtëtokësorët. Duke menduar se Bibla nuk e trajton këtë çështje, ata kanë dyshime rreth Biblës. Artikulli na ndihmoi të kuptonim se Satanai dhe demonët po përpiqen t’i mashtrojnë njerëzit dhe se nuk do të ishte e mençur t’u besonim raporteve të pabazuara, mbi jashtëtokësorët.

A. W., Taivan

Tulipani Faleminderit për artikullin e mrekullueshëm të titulluar, «Tulipani: Lule me një të kaluar të stuhishme». (tetor-dhjetor, 1996) Informacioni për prejardhjen e tij, si dhe ai mbi rritjen e tulipanit, m’u duk shumë interesant.

D. G., Shtetet e Bashkuara

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo