BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w19 dhjetor f. 15
  • Pyetje nga lexuesit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pyetje nga lexuesit
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2019
  • Material i ngjashëm
  • Si ishte jeta në fillim?
    Dëgjoje Perëndinë që të jetosh përgjithmonë
  • Jetë pas vdekjes: Çfarë besojnë njerëzit?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • A kemi një shpirt të pavdekshëm?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • Një shpresë më e mirë për shpirtin
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2019
w19 dhjetor f. 15

Pyetje nga lexuesit

Kur Satanai i tha Evës se nuk do të vdiste po të hante nga pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes, a po i shtinte në mendje idenë e pavdekësisë së shpirtit kaq të përhapur sot?

Satanai flet me anë të një gjarpri dhe tundon Evën

Me sa duket, jo. Djalli nuk i tha Evës se, po të hante frytin e ndaluar nga Perëndia, thjesht do të dukej sikur kishte vdekur dhe një pjesë e padukshme e saj (që disa sot e quajnë «shpirt i pavdekshëm») do të vazhdonte të jetonte diku tjetër. Me anë të gjarprit, Satanai i tha Evës se, po të hante nga fryti i asaj peme, ‘s’kishte për të vdekur aspak’. Ai la të kuptohej se ajo do të vazhdonte të jetonte e të gëzonte një jetë më të mirë në tokë, një jetë të pavarur nga Perëndia.—Zan. 2:17; 3:3-5.

Atëherë, nëse nuk e pati origjinën në kopshtin e Edenit, kur lindi doktrina e rreme e pavdekësisë së shpirtit që mësohet sot? Nuk mund ta themi me siguri. Ama dimë se të gjitha fetë e rreme u zhdukën gjatë Përmbytjes, në kohën e Noesë. Asnjë ide e rreme fetare nuk i mbijetoi Përmbytjes, sepse të vetmit që mbijetuan, ishin Noeja dhe familja e tij, të gjithë adhurues të vërtetë të Perëndisë.

Prandaj mësimi i pavdekësisë së shpirtit që njohim sot, duhet të ketë zënë fill pas Përmbytjes. Kur Perëndia ngatërroi gjuhët në Babel dhe njerëzit u shpërndanë «në mbarë faqen e dheut», pa dyshim që përhapën edhe idenë se njeriu ka shpirt të pavdekshëm. (Zan. 11:8, 9) Pavarësisht se kur zuri fill ky koncept i rremë, mund të jemi të sigurt se pas tij qëndronte «ati i gënjeshtrës», Satana Djalli, dhe se ai kënaqej kur shihte që ideja e tij përhapej gjithandej.—Gjoni 8:44.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo