BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • wp16 nr. 4 f. 9
  • A e dini?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A e dini?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2016
  • Material i ngjashëm
  • Divorci
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Flet për divorcin dhe u tregon dashuri fëmijëve
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • Mësime mbi divorcin e mbi dashurinë për fëmijët
    Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
  • «Atë që Perëndia e ka bashkuar. . .»
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2018
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2016
wp16 nr. 4 f. 9

A e dini?

Pse ishte e veçantë mënyra si i trajtoi Jezui të lebrosurit?

Jezui prek një të lebrosur

Judenjtë në lashtësi kishin frikë nga një lloj lebre e zakonshme në kohët biblike. Ajo sëmundje e tmerrshme mund të prekte fundin e fijeve nervore dhe shkaktonte shpërfytyrim e dëme të përhershme. Nuk kishte kurë për lebrën. Të infektuarit viheshin në karantinë dhe ishin të detyruar t’i paralajmëronin të tjerët për sëmundjen e tyre.​—Levitiku 13:45, 46.

Krerët fetarë judenj përcaktuan rregulla për lebrën që shkonin përtej asaj që thuhej në Shkrime, duke ua vështirësuar jetën të lebrosurve pa qenë nevoja. Për shembull, sipas rregullave rabinike askush s’duhej t’i afrohej një të lebrosuri me tepër se 4 kubitë, ose 2 metra. Por, nëse frynte erë, askush nuk duhej t’i afrohej me tepër se 100 kubitë, ose 45 metra. Disa talmudistë pohonin se kërkesa biblike që të lebrosurit të jetonin «jashtë kampit» nënkuptonte se duhej të nxirreshin jashtë mureve të qytetit. Prandaj, kur një rabin shihte një të lebrosur brenda mureve të qytetit, i gjuante me gurë dhe i thoshte: «Kthehu në vendin tënd e mos i ndot të tjerët.»

Sa ndryshe sillej Jezui! Në vend që t’i dëbonte të lebrosurit, i prekte pa problem e madje ishte gati t’i shëronte.​—Mateu 8:3.

Mbi ç’baza e lejonin divorcin krerët fetarë judenj?

Dëshmi divorci që daton aty nga vitet 71 ose 72 i e.s.

Dëshmi divorci që daton në vitin 71 ose 72 të e.s.

Divorci ishte mollë sherri mes krerëve fetarë të shekullit të parë të e.s. Ja pse një herë disa farisenj e sfiduan Jezuin me pyetjen: «A është e ligjshme që burri ta divorcojë gruan për çdo lloj arsyeje?»​—Mateu 19:3.

Ligji i Moisiut e lejonte burrin ta divorconte gruan nëse ‘gjente tek ajo ndonjë gjë të turpshme’. (Ligji i përtërirë 24:1) Në kohën e Jezuit kishte dy shkolla rabinike që e interpretonin ndryshe domethënien e këtij ligji. Shkolla e Shamait, që i qëndronte më besnike Ligjit, thoshte se e vetmja arsye e vlefshme për divorc ishte «mungesa e dëlirësisë», pra kurorëshkelja. Nga ana tjetër, Shkolla e Hilelit thoshte se me ligj burri mund ta divorconte gruan për çfarëdo mosmarrëveshje martesore, sado e vogël të ishte. Sipas kësaj shkolle të mëvonshme burri mund ta divorconte gruan thjesht nëse nuk i pëlqente darka ose nëse gjente një grua që i dukej më e bukur.

Po si iu përgjigj Jezui pyetjes së farisenjve? Ai tha qartë: «Kushdo që divorcohet nga gruaja, përveç rastit kur ajo kryen kurvëri, dhe martohet me një tjetër, kryen kurorëshkelje.»​—Mateu 19:6, 9.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo