BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • wp16 nr. 4 f. 8
  • Pse ka mbijetuar Bibla?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pse ka mbijetuar Bibla?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2016
  • Material i ngjashëm
  • Bibla—Një mesazh nga Perëndia
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • Një histori me rëndësi
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2016
  • Më shumë ndihmë për familjen
    Zgjohuni!—2018
  • A mund t’i besosh Biblës?
    A mund t’i besosh Biblës?
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2016
wp16 nr. 4 f. 8
Një burrë duke lexuar Biblën

TEMA KRYESORE | BIBLA​—HISTORIA E SAJ E MBIJETESËS

Pse mbijetoi Bibla?

Bibla ka mbijetuar. Prandaj, edhe ti mund të kesh një kopje e ta lexosh. Dhe, kur zgjedh një përkthim të mirë të Shkrimeve, të jesh i sigurt se po lexon një kopje të besueshme të shkrimeve origjinale.a Por pse ka mbijetuar Bibla pavarësisht nga dekompozimi natyror, nga kundërshtimi i egër dhe nga ndryshimi i qëllimshëm i mesazhit të saj, pas së cilave shpesh ka histori mbijetese të mahnitshme? Çfarë ka të veçantë ky libër?

«Tani jam i bindur se Bibla që kam, është dhuratë nga Perëndia»

Shumë studentë të Biblës kanë arritur në të njëjtin përfundim si apostulli Pavël: «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia.» (2 Timoteut 3:16) Ata besojnë se Bibla ka mbijetuar sepse është Fjala unike e Perëndisë dhe sepse Ai e ka mbrojtur deri më sot. Faizali, që përmendëm në artikullin e parë të kësaj serie, vendosi t’i analizonte vetë ato që thuhen për Biblën, duke e studiuar. U habit nga ajo që zbuloi. Shpejt kuptoi se shumë nga mësimet tipike të krishterimit nuk gjenden në Bibël. Për më tepër, e preku thellë qëllimi i Perëndisë për tokën, siç tregohet në Fjalën e tij.

Ai shprehet: «Tani jam i bindur se Bibla që kam, është dhuratë nga Perëndia. Në fund të fundit, nëse Zoti ka bërë universin, a nuk ka fuqi të na japë një libër e ta mbrojë atë? Po të thosha të kundërtën, do t’i vija kufi fuqisë së Perëndisë. E kush jam unë që t’i vë kufi fuqisë së të Plotfuqishmit?!»​—Isaia 40:8.

a Shih artikullin «Si të zgjedhësh një version të mirë të përkthimit të Biblës?» në numrin e 1 majit 2008 të kësaj reviste.

Si të jemi të sigurt se Bibla është e vërtetë?

Kjo seri artikujsh flet për mbijetesën e Biblës. Po si të jesh i sigurt se Bibla është vërtet ‘fjala e Perëndisë’ dhe jo vetëm një përmbledhje mitesh e legjendash? (1 Selanikasve 2:13) Shih videon e shkurtër Si të jemi të sigurt se Bibla është e besueshme? në www.jw.org. (Shih te BOTIME > VIDEO)

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo