BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Shitimi”
  • Shitimi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Shitimi
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Abel-Shitimi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Beth-Jeshimoti
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Moabi, moabitët
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Balaku
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Shitimi”

SHITIMI

[akacie].

1. Vend në rrafshinat e shkreta të Moabit; kampi i izraelitëve shtrihej nga Beth-Jeshimoti deri atje. (Nu 25:1; 33:49; Js 2:1) Me sa duket, «Shitim» është formë e shkurtuar e emrit Abel-Shitim (rrjedhë uji e akacieve). Disa mendojnë se ndodhej në Tell-el-Kefrein, një kodrinë rreth 8 km në verilindje të Beth-Jeshimotit (Tell-el-ʽAzeimehut, pranë skajit verilindor të Detit të Vdekur). Megjithatë, si vendndodhje e Shitimit parapëlqehet Tell-el-Hamami, një vend më i madh në pozicion strategjik që gjendet 2,5 km në lindje të Tell-el-Kefreinit.

Me anë të profetit Mikea, Jehovai u kujtoi izraelitëve se ç’kishte bërë për ta: «O populli im, kujto të lutem, se çfarë kurdisi Balaku, mbreti i Moabit, dhe si iu përgjigj Balaami, biri i Beorit. Kështu ndodhi nga Shitimi deri në Gilgal, që veprat e drejta të Jehovait të bëheshin të njohura.» (Mi 6:5) Ndërsa Izraeli fushonte në rrafshinat e Moabit, ku gjendej edhe Shitimi, Balaku u përpoq ta nxiste Balaamin të mallkonte izraelitët. Por Jehovai bëri që këto përpjekje të dështonin dhe nuk i la moabitët të shkatërronin popullin e tij. Falë tij, Izraeli mposhti midianitët që, bashkë me moabitët, ia kishin dalë të përfshinin shumë izraelitë në imoralitet dhe idhujtari. Me anë të një mrekullie, Jehovai e kaloi Izraelin matanë Jordanit dhe në Gilgal ‘rrokullisi larg tyre poshtërimin e Egjiptit’.​—Nu 22:4–25:8; 31:3-11, 48-50; Js 3:1, 14-17; 5:9.

2. Nëse tregon një luginë përroi të veçantë, ‘lugina e përroit të Akacieve’ (lugina e Shitimit) mund të jetë pjesa e poshtme e luginës së përroit të Kidronit.​—Jo 3:18.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo