BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Shishaku”
  • Shishaku

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Shishaku
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Reliev i lashtë egjiptian që vërteton një ngjarje të Biblës
    Tema të tjera
  • Një libër që mund t’i besosh—Pjesa I
    Zgjohuni!—2010
  • Sukimët
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Rehoboami
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Shishaku”

SHISHAKU

Një mbret egjiptian, që nga dokumentet egjiptiane njihet si Sheshonku (I). Shishaku mbahet si themeluesi i «Dinastisë Libiane» dhe, përgjithësisht, pranohet se ka sunduar rreth 21 vjet. Pas tij, fronin e trashëgoi i biri, Osorkoni I.

Kur Jeroboami ia mbathi në Egjipt, për t’i shpëtuar zemërimit të mbretit Solomon, atje sundonte Shishaku. (1Mb 11:40) Disa vjet më vonë, vitin e pestë të sundimit të pasardhësit të Solomonit, Rehoboamit (993 p.e.s), Shishaku mësyu Judën me një ushtri të fuqishme me karroca lufte e kalorës. Ai shtiu në dorë qytetet e fortifikuara të Judës dhe mbërriti deri në Jerusalem. Mirëpo Jehovai nuk e lejoi të shkatërronte Jerusalemin, ngaqë Rehoboami dhe princat e Judës u përulën pasi morën një mesazh nga profeti Shemajah. Sidoqoftë, Shishaku grabiti thesaret e qytetit.​—2Kr 12:1-12.

Ekzistojnë prova arkeologjike të sulmit të Shishakut në zonën e Palestinës. Në një fragment stele të gjetur në Megido, përmendet emri i Sheshonkut (Shishakut), dhe ky mund të jetë një tregues që stela është ngritur atje për të përkujtuar fitoren e tij. (Ancient Near Eastern Texts, nga Xh. Priçardi, 1974, f. 263, 264) Po ashtu, në murin e një tempulli në Karnak (në pjesën veriore të qytetit të lashtë egjiptian të Tebës) gjendet një reliev ku renditen shumë qytete ose fshatra të pushtuara nga Shishaku. (FIGURA, vëll. 1, f. 952 në botimin anglisht; Supplements to Vetus Testamentum, Lajden, 1957, vëll. IV, f. 59, 60) Një numër i madh prej tyre, që mund të lidhen me vende të përmendura në Bibël, gjendeshin në territorin e mbretërisë dhjetëfisëshe. Kjo do të tregonte se qëllimi i fushatës së Shishakut nuk ishte që t’i vinte në ndihmë mbretërisë dhjetëfisëshe, por të shtinte në dorë rrugët e rëndësishme tregtare e, si rrjedhim, të zgjeronte pushtetin dhe ndikimin e Egjiptit.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo