Hyrje për pjesën e dytë
Pse Jehovai e shkatërroi botën e asaj kohe me një përmbytje? Në fillim të historisë njerëzore kishte nisur një luftë—lufta mes së mirës dhe së keqes. Disa njerëz, si Adami, Eva dhe djali i tyre, Kaini, morën anën e së keqes. Disa të tjerë, si Abeli dhe Noeja, morën anën e së mirës. Shumica e njerëzve u bënë aq të këqij, sa Jehovai i dha fund asaj bote të ligë. Me anë të kësaj pjese do të mësojmë se Jehovai e sheh cilën anë marrim dhe se nuk do të lejojë kurrë që e keqja ta mundë të mirën.