BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 3 f. 14-f. 15 par. 3
  • Adami dhe Eva nuk i binden Perëndisë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Adami dhe Eva nuk i binden Perëndisë
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Pse e humbën shtëpinë e tyre
    Libri im i tregimeve biblike
  • Perëndia është më i lartë se të gjithë
    Të mësojmë nga Mësuesi i Madh
  • Si ishte jeta në fillim?
    Dëgjoje Perëndinë që të jetosh përgjithmonë
  • Fillon një jetë e vështirë
    Libri im i tregimeve biblike
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 3 f. 14-f. 15 par. 3
Adami dhe Eva dalin nga kopshti i Edenit

MËSIMI 3

Adami dhe Eva nuk i binden Perëndisë

Adami mban frytin e ndaluar që i dha Eva

Një ditë, kur ishte vetëm, Evës i foli një gjarpër. Ai e pyeti: ‘A është e vërtetë se Perëndia nuk ju lë të hani nga asnjë pemë?’ Eva iu përgjigj: ‘Ne mund të hamë nga të gjitha pemët, përveç njërës. Nëse hamë frytin e asaj peme, do të vdesim.’ Gjarpri i tha: ‘Nuk keni për të vdekur. Në fakt, po të hani, do të bëheni si Perëndia.’ A i tha të vërtetën? Jo, e gënjeu. Ama Eva e besoi. Sa më shumë e shikonte frytin, aq më shumë e lakmonte. Ajo hëngri nga fryti e i dha edhe Adamit. Ai e dinte që do të vdisnin po të mos i bindeshin Perëndisë. Megjithatë hëngri nga fryti.

Teksa Adami dhe Eva dalin nga kopshti i Edenit, engjëjt dhe një shpatë zjarri ruajnë hyrjen

Më vonë, po atë ditë, Jehovai foli me Adamin dhe Evën e i pyeti pse nuk iu bindën. Eva ia hodhi fajin gjarprit, ndërsa Adami Evës. Ngaqë Adami dhe Eva nuk iu bindën, Jehovai i përzuri nga kopshti. Në hyrje të kopshtit, ai vuri engjëj dhe një shpatë prej zjarri për t’u siguruar që të mos hynin më kurrë.

Jehovai tha se edhe ai që e gënjeu Evën do të dënohej. Faktikisht nuk ishte gjarpri që i foli Evës. Jehovai nuk i bëri gjarpërinjtë që të flitnin. Një engjëll i keq e bëri gjarprin të fliste. Ai veproi kështu që ta mashtronte Evën. Ky engjëll quhet Satana Djalli. Në të ardhmen, Jehovai do ta shkatërrojë Satanain që të mos i mashtrojë më njerëzit, dhe ata të mos bëjnë më gjëra të këqija.

«Djalli . . . ishte vrasës që kur filloi udhën e tij të mbrapshtë dhe nuk qëndroi besnik ndaj së vërtetës, sepse e vërteta nuk është në të.»—Gjoni 8:44, shënimi

Pyetje: Pse e hëngri frytin Eva? Çfarë i ndodhi Adamit dhe Evës kur nuk iu bindën Jehovait? Kush është Satana Djalli?

Zanafilla 3:1-24; Gjoni 8:44; 1 Gjonit 3:8; Zbulesa 12:9

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo