BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwyp artikulli 109
  • A duhet të pagëzohem?—Pjesa 1: Domethënia e pagëzimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A duhet të pagëzohem?—Pjesa 1: Domethënia e pagëzimit
  • Të rinjtë pyesin
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë është pagëzimi?
  • Çfarë është kushtimi?
  • Pse është i rëndësishëm pagëzimi?
  • A je gati të pagëzohesh?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2020 (Për studim)
  • Pagëzimi—Një synim i shkëlqyer!
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • Të rinj—A jeni gati për pagëzimin?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2016
  • Pagëzimi—Një kërkesë për të krishterët
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2018
Shih më tepër
Të rinjtë pyesin
ijwyp artikulli 109
Një i ri duke u pagëzuar në një pishinë në një kongres të Dëshmitarëve të Jehovait.

TË RINJTË PYESIN

A duhet të pagëzohem?—Pjesa 1: Domethënia e pagëzimit

Çdo vit pagëzohen shumë të rinj që janë rritur nga prindër Dëshmitarë të Jehovait. A po mendon edhe ti ta hedhësh këtë hap? Nëse po, në fillim duhet të kuptosh ç’domethënie kanë kushtimi dhe pagëzimi.

  • Çfarë është pagëzimi?

  • Çfarë është kushtimi?

  • Pse është i rëndësishëm pagëzimi?

  • Ja ç’thonë moshatarët e tu

  • Ide të gabuara dhe fakte

Çfarë është pagëzimi?

Pagëzimi nuk është thjesht spërkatje me ujë. Sipas Biblës, kur dikush pagëzohet, duhet të zhytet kokë e këmbë në ujë. Ky veprim ka domethënie të rëndësishme.

  • Kur zhytesh në ujë, tregon para të gjithëve se tani e tutje nuk do të jetosh më për të bërë vetëm atë që të pëlqen ty.

  • Kur del nga uji, tregon se ke nisur një jetë të re dhe tani gjëja më e rëndësishme për ty është të bësh atë që i pëlqen Perëndisë.

Duke u pagëzuar, pranon publikisht se Jehovai ka autoritetin të vendosë standardet për të drejtën dhe të gabuarën. Gjithashtu tregon para të gjithëve se ke premtuar që gjithmonë do të zgjedhësh të bësh atë që dëshiron Perëndia.

Për të menduar: Çfarë duhet të të shtyjë të zotohesh publikisht se do t’i bindesh Jehovait gjatë gjithë jetës? Shiko 1 Gjonit 4:19 dhe Zbulesën 4:11.

Çfarë është kushtimi?

Para se të pagëzohesh, duhet t’i kushtosh jetën privatisht Jehovait. Si bëhet kjo?

Në një lutje personale, i premton Jehovait se do t’i shërbesh atij përgjithmonë dhe se do të bësh çfarë dëshiron ai, pavarësisht se ç’mund të ndodhë dhe se ç’mund të bëjnë të tjerët.

Me pagëzimin ti tregon publikisht se i je kushtuar tashmë Jehovait me anë të lutjes. U tregon të tjerëve se jeta jote nuk të përket më ty, por Jehovait.—Mateu 16:24.

Për të menduar: Pse të përmirësohet jeta kur i përket Jehovait? Shiko Isainë 48:17, 18 dhe Hebrenjve 11:6.

Pse është i rëndësishëm pagëzimi?

Jezui e bëri të qartë se dikush duhet të pagëzohet që të bëhet dishepull i tij. (Mateu 28:19, 20) Prandaj, edhe sot pagëzimi është akoma një kërkesë për të krishterët. Në fakt, Bibla thotë se është i domosdoshëm për të shpëtuar.—1 Pjetrit 3:21.

Gjithsesi, motivi pse pagëzohesh duhet të jetë dashuria për Jehovain dhe çmueshmëria për miqësinë me të. Duhet të kesh të njëjtin qëndrim si psalmisti, që shkroi: «Si t’ia kthej Jehovait gjithë të mirat që më ka bërë? . . . Emrin e Jehovait do të lëvdoj. Zotimet që i kam bërë Jehovait, do t’i mbaj.»—Psalmi 116:12-14.

Për të menduar: Çfarë të mirash ka bërë Jehovai për ty dhe si mund t’ia shpërblesh? Shiko Ligjin e përtërirë 10:12, 13 dhe Romakëve 12:1.

Ja ç’thonë moshatarët e tu

Mixhin.

«Kushtimi është një premtim që i bën Jehovait dhe duhet marrë seriozisht. Ama jeta si një shërbëtor i kushtuar i Jehovait është e mbushur me bekime. Në fund të fundit, ai mund të kujdeset për ne më mirë se ç’mund të kujdesemi ne për veten.»—Mixhin.

Embër.

«Jehovai e ka treguar tashmë sa shumë dashuri ka për ty. Duke u pagëzuar tregon sa e thellë është dashuria që ke ti për të. Pagëzimi është një privilegj i jashtëzakonshëm dhe një bekim i mrekullueshëm!»—Embër.

Juliani.

«Vendimi për t’ia kushtuar jetën Perëndisë dhe për t’u pagëzuar është vendimi më i rëndësishëm në jetë. Por kjo s’duhet të të frikësojë. Nëse je i përgatitur dhe e bën këtë me motivet e duhura, është vendimi më i mirë që mund të marrësh ndonjëherë.»—Juliani.

Ide të gabuara dhe fakte

IDE E GABUAR — Vetëm të rriturit janë të pjekur sa duhet për t’u pagëzuar.

FAKT — Pjekuria nuk përcaktohet medoemos nga mosha, por nga dashuria që ka dikush për Jehovain dhe nga gatishmëria për t’iu bindur. Jozefi, Samueli dhe Josia e treguan këtë pjekuri që kur ishin ende të rinj. Edhe sot, shumë të rinj po veprojnë njësoj.

Bibla thotë: «Fëmija njihet nga veprimet e tij, në ka sjellje të pafajshme dhe të drejtë.»—Proverbat 20:11.

IDE E GABUAR — Nëse pagëzohen shokët e tu, atëherë duhet të pagëzohesh edhe ti.

FAKT — Vendimi për t’ia kushtuar jetën Perëndisë dhe për t’u pagëzuar duhet të burojë nga zemra. Ky nuk është një rit që vërteton se ke arritur moshën e pjekurisë; dhe as duhet ta bësh se kështu veprojnë të tjerët ose se kështu pritet nga ti.

Bibla thotë: «Populli [i Perëndisë] do të ofrohet vullnetarisht.»—Psalmi 110:3.

IDE E GABUAR — Nëse nuk je i pagëzuar, nuk i jep llogari askujt për veprimet e tua.

FAKT — Ti je përgjegjës para Jehovait që në momentin kur mëson se çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar, jo kur pagëzohesh.

Bibla thotë: «Nëse dikush di të bëjë të mirën dhe nuk e bën, mëkaton.»—Jakovi 4:17.

SUGJERIM: Nëse kushtimi dhe pagëzimi i krishterë të duken një përgjegjësi shumë e rëndë, pse të mos përpiqesh të kuptosh pse ndihesh kështu dhe çfarë mund të të ndihmojë t’i kapërcesh këto ndjenja? Për këtë mund të të ndihmojë kapitulli 37 i librit Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike, vëllimi 2.

Përmbledhje: Pse është i rëndësishëm pagëzimi?

  • Jezui tha se pagëzimi është kërkesë për dishepujt e tij.

  • Pagëzimi është i domosdoshëm për të shpëtuar.

  • Është privilegj i jashtëzakonshëm t’i shërbejmë Jehovait si të krishterë të kushtuar e të pagëzuar.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo